Shuhet njeriu i thellësive, Lamtumirë Thoma Berberi

Date:

Share post:

Durrësi humbi sot një nga figurat më të veçanta të tij. Në moshën 76-vjeçare është ndarë nga jeta Thoma Berberi, i konsideruar si një nga pionierët e aktiviteteve nënujore në Shqipëri. Lajmi u dha nga djali i tij në rrjetet sociale.

I njohur jo vetëm si zhytës i apasionuar, por edhe si ndërtues i mjeteve të para nënujore në vend, si batiskafi, siluri i parë dhe, në dekadën e fundit, roboti për filmime nënujore, Berberi ishte një emër i lidhur ngushtë me zhvillimin e eksplorimit të thellësive detare.

Me pasion dhe këmbëngulje, ai arriti të ndërtojë batiskafin e parë shqiptar, një arritje e rrallë për kohën dhe kushtet në të cilat u realizua. Në këtë sipërmarrje të vështirë, ai pati edhe mbështetjen e vëllezërve të tij, të cilët kontribuuan në realizimin e këtij projekti ambicioz.

Puna e tij nuk kaloi pa u vlerësuar edhe ndërkombëtarisht. Për ndërtimin e batiskafit, Berberi mori njohje nga eksploratori i njohur i thellësive, Jacques Piccard.

Falë këtij përkushtimi, u hodhën hapat e parë në dokumentimin e botës nënujore shqiptare, përfshirë edhe kërkime me vlerë në fushën e arkeologjisë nënujore.
Me ndarjen nga jeta të Thoma Berberit, Shqipëria humb një pionier dhe një pasionant të rrallë, ndërsa trashëgimia e tij mbetet një pikë referimi për brezat që vijojnë të eksplorojnë botën nënujore.

Ai do të përcillet nesër paradite për në banesën e fundit, në varrezat e vjetra të qytetit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultatet e votimit në PD/ Durrësi e Shijaku, mbështetje masive për Berishën

Ka përfunduar procesi i votimit në referendumin e votëbesimit në degët e Partisë Demokratike në Durrës dhe Shijak,...

Referendumi për Berishën në Durrës/ Pjesëmarrja arrin deri në 20% në 5 orët e para, ka edhe vota kundër

Procesi i votimit për referendumin e votëbesimit në Partinë Demokratike po vijon i qetë këtë të shtunë në...

U përplas me armë me policinë greke, plagoset shqiptari

Një përplasje me armë zjarri mes një shqiptari dhe policisë në orët e para të mëngjesit të sotëm...

Sherr në paraburgimin e Vlorës, dhunohet ‘biznesmeni’ 

Një sherr ka ndodhur në paraburgimin e Vlorës, ku sipas raportimeve të paktën 5 persona kanë dhunuar një...