45-vjeçari që u vra nga e dashura do të përcillet nesër për në banesën e fundit

Date:

Share post:

Familja Brahimi nga Obiliqi ka njoftuar se nesër do të varroset më i dashuri i tyre, Ilazi, që vdiq tragjikisht në Majac të Podujevës.

Në postimin e një familjari thuhet se të ndjerit do t’i jepet lamtumira e fundit në varrezat e fshatit. Viktima u vra nga e dashura e tij, Ardita Gashi, 31 vjeçe, e cila të dielën mbrëma qëlloi edhe gruan e xhaxhait të saj, në rrethana dhe për motive akoma të panjohura.

E plagosura dhe vet e dyshuara, vdiqën sot në QKUK. Kjo e fundit u lëndua pasi qëlloi veten.
Mbrëmjen e 22 marsit, 31-vjeçarja, Ardita Gashi dyshohet se qëlloi me pistoletë duke i marrë jetën, brenda automjetit, Ilaz Brahimit, i cili sipas burimeve vendore kishte shkuar për t’u sqaruar me të pas disa konflikteve që kishin.
E plagosur kishte mbetur edhe Miradije Gashi, gruaja e xhaxhait të autores, por vdiq më pas mëngjesin e së hënës, derisa po trajtohej në QKUK.

Edhe Ardita Gashi po trajtohej në QKUK, pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e vetëplagosjes. Por, as ajo nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe vdiq mëngjesin e së hënës.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala deklaroi për ngjarjen se gjithçka kishte nisur si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarës kryesore dhe 45-vjeçarit. Hetimet për ngjarjen vazhdojnë, po me vdekjen e autores së dyshuar për krimin akuza për vrasje dhe armëmbajtje paleje shuhen.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Beteja sot në “Niko Dovana”/ Teuta-Pogradeci, kush e fiton

Stadiumi “Niko Dovana” i Durrësit pret sot, të shtunën në orën 16:00, ndeshjen vendimtare të play-out-it të “Abissnet...

Sonte Finalja e Eurovision ’26, Si të votoni këngën “Nân” dhe Alis

Vëmendja e mbarë Evropës zhvendoset këtë mbrëmje (16 maj) në arenën e Wiener Stadthalle në Austri, ku do...

Punimet në zonën e mbrojtur të Akërnisë, banorët e Vlorës në protestë kundër ndërtimeve

Gjatë protestës, qytetarët kanë shembur rrethimin e vendosur nga firma që po kryen punimet, duke kërkuar ndërprerjen e...

646 turistë mbërrijnë në Durrës me kroçierën “SIRENA”

Porti i Durrësit mirëpriti këtë të shtunë kroçierën “SIRENA”, e cila solli 646 turistë nga vende të ndryshme...