Metereologjia shqiptare/ Nga parashikimet e para në Durrës te sfida e ndryshimeve klimatike

Date:

Share post:

Dita Botërore e Meteorologjisë shënohet çdo vit më 23 Mars, duke përkujtuar vitin 1950 kur hyri në fuqi Konventa për krijimin e Organizatës Botërore të Meteorologjisë. Ajo tregon kontributin thelbësor të Shërbimeve Kombëtare Meteorologjike dhe Hidrologjike në sigurinë dhe mirëqenien e shoqërisë.

Temat e zgjedhura për Ditën Botërore të Meteorologjisë pasqyrojnë çështje aktuale të ndërlidhura ndryshimet klimatike dhe ujin. Motoja e këtij viti është “Vëzhgimi i Sotëm, Mbrojtje për të Nesërmen”.

Vendi ynë u bë anëtar i Organizatës Botërore të Meteorologjisë në vitin 1957. Në hapësirën shqiptare vrojtimet e para meteorologjike janë kryer në tetor 1868 në Durrës. Përmendet po ashtu fakti që stacioni më i vjetër hidrometeorologjik në pellgun e rrjedhjes së lumit Drin është ai i Shkodrës, që i ka filluar matjet qysh në vitin 1888, më pas kanë nisur të ngrihen stacione edhe në vendet e tjera.

Zhvillimi i ekonomisë, i jetës, dhe i njohurive të shoqërisë në tërësi ka influencuar gjithmonë në përparimin e shkencës së parashikimit të motit, sepse, siç dihet, janë të shumta ato veprimtari të njeriut që lidhen me reshjet, temperaturat, erërat etj. Por, një zhvillim të madh shkenca e meteorologjisë e pati me fillimin e fluturimeve ajrore si dhe me përpunimin dhe analizimin e imazheve satelitore.

Ndryshimet klimatike po ndikojnë në shpeshtësinë e reshjeve të mëdha gjatë stuhive përmes ndikimit të tyre në trendet komplekse atmosferike dhe të motit. Në nivel global, me një rritje të temperaturës prej 1.5 gradë, të cilën bota është gjithnjë e më pranë ta arrijë, reshjet e dendura që do të kishin qenë ngjarje 10-vjeçare do të ndodhin 1.5 herë në çdo dekadë dhe do të jenë mbi 10% me më shumë lagështi, sipas Panelit Ndërkombëtar për Ndryshime Klimatike në kuadër të OKB-së (IPCC).

Vitin e kaluar, Europa kishte rreth 7% më shumë shira se normalja, shumica e kontinentit përjetoi kushte me më shumë lagështi se mesatarja. Reshjet e mëdha ose rekord shkaktuan përmbytje në Itali, Gjermani pa përjashtuar edhe Shqipërinë.

Ndryshimet Klimatike përfaqësojnë një fenomen shumë shqetësues si në nivel lokal, kombëtar, ndërkombëtar ashtu edhe për botën e gjallë dhe atë bimore. Ato përfshijnë jo vetëm rritjen e temperaturave, por edhe ngjarjet ekstreme të motit, rritjen e nivelit të detit, zhvendosjen e popullatave dhe habitateve të kafshëve të egra. Klima e planetit ka ndryshuar vazhdimisht, me luhatje të konsiderueshme të temperaturave mesatare globale.

Sistemet e paralajmërimit të hershëm (SPH) janë jashtëzakonisht të rëndësishme për rritjen e kapaciteteve të zbutjes së kërcënimeve nga rreziqet natyrore. SPH-të efektive zakonisht përbëhen nga katër elemente kryesore: njohja e rrezikut, monitorimi dhe shërbimi i paralajmërimit, shpërndarja dhe komunikimi dhe aftësia për t’u përgjigjur. Aktualisht parashikimet kombëtare të motit aktualisht në Shqipëri bëhen nga tre organizma qeveritare:

1.Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM).

2.Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU), i cili është nën varësinë e Ministrisë së Mbrojtjes. Prej vitit 1955 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka qënë dhe është strukturë e Forcës Ajrore dhe ka realizuar detyra që lidhen me matjen e elementeve meteorologjike dhe kryerjen e parashikimit të motit, pa ndërprerje gjatë 24 orëve në 365 ditë të vitit, në interes të Forcave të Armatosura, Forcës Ajrore në veçanti si dhe strukturave të tjera shtetërore. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka dhënë dhe vijon të japë një rol të rëndëshishëm në interes të Forcave të Armatosura dhe komunitetit për parashikimin e motit.

3.Shërbimi Meteorologjik i Agjencisë Nacionale të Trafikut Ajror (SHMANTA).

4.Së bashku me MeteoAlb, një subjekt privat.

Gjatë viteve të fundit, në Shqipëri janë bërë përparime të rëndësishme sa i përket sistemeve të parashikimit dhe monitorimit.

Do të shtoja faktin se sot, në kushtet e një urgjence globale mbi ndryshimet klimatike, burimet njerëzore duhen të shtohen në këtë fushë.

Prof. Ervis Krymbi

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Beteja sot në “Niko Dovana”/ Teuta-Pogradeci, kush e fiton

Stadiumi “Niko Dovana” i Durrësit pret sot, të shtunën në orën 16:00, ndeshjen vendimtare të play-out-it të “Abissnet...

Sonte Finalja e Eurovision ’26, Si të votoni këngën “Nân” dhe Alis

Vëmendja e mbarë Evropës zhvendoset këtë mbrëmje (16 maj) në arenën e Wiener Stadthalle në Austri, ku do...

Punimet në zonën e mbrojtur të Akërnisë, banorët e Vlorës në protestë kundër ndërtimeve

Gjatë protestës, qytetarët kanë shembur rrethimin e vendosur nga firma që po kryen punimet, duke kërkuar ndërprerjen e...

646 turistë mbërrijnë në Durrës me kroçierën “SIRENA”

Porti i Durrësit mirëpriti këtë të shtunë kroçierën “SIRENA”, e cila solli 646 turistë nga vende të ndryshme...