Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, GJKKO dënon me burg përjetë Altin Hajrin

Date:

Share post:

Gjykata e Posaçme dënoi me burgim të përjetshëm Altin Hajrin për akuzën e rrëmbimit me pasojë vdekjen e Jan Prengës në janar të 2020-ës në Kamëz. I kërkuari i ka mohuar akuzat përmes avokatit të tij, duke thënë se nuk ka pasur dijeni mbi planin e rrëmbimit.
Më herët për këtë ngjarje është dënuar edhe Festim Bexhdili, po me burgim të përjetshëm.

Jan Prenga u mor peng më 17 janar 2020 në zonën e Kamzës. Ai u dërgua në resortin e Altin Hajrit në Shijak, ku u torturua dhe zhvesh. Dyshohet se gjatë dhunës, Prenga u mbeti në dorë pengmarrësve, që vendosën të zhdukin trupin. Edhe pas kërkimeve në zonën e Shijakut, trupi i tij ende nuk është gjetur.
49-vjeçari ishte babai i 5 fëmijëve dhe ka 4 vëllezër, njëri prej të cilëve është bërë shkak edhe për pengmarrjen e tij.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...