Udha e Kryqit/ Imzot Arjan Dodaj: Mos abuzoni me çmimet në emër të luftës

Date:

Share post:

Qindra besimtarë iu bashkuan sot ritualit të “Udhës së Kryqit” në Laç, organizuar nga kleri katolik. Në mesazhin e tij, Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj, kërkoi që të mos abuzohet me rritjen e çmimeve në emër të luftës.

Në një realitet të trazuar nga konfliktet globale dhe pasojat ekonomike që ndihen edhe në vendin tonë, besimtarët iu bashkuan ritualit të “Udhës së Kryqit”, si një nga momentet më domethënëse të besimit të krishterë.

Ceremonia u drejtua nga Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj, dhe u zhvillua pranë Kishës së “Shna Ndout”, ku përmes 14 ndalesave u përkujtuan mundimet dhe sakrifica e Jezu Krishtit.

Në mesazhin e tij, Imzot Dodaj u ndal te vështirësitë ekonomike dhe rritja e çmimeve, duke bërë thirrje për përgjegjësi dhe ndershmëri. Ai theksoi se nuk duhet abuzuar me situatat e krijuara nga luftërat për përfitime të padrejta, ndërsa kujtoi se të mirat materiale janë një përgjegjësi që duhet administruar me drejtësi.

Arqipeshkvi ngriti gjithashtu shqetësimin për fenomenin e shpopullimit, duke e lidhur atë me humbjen e shpresës në shoqëri. Sipas tij, mungesa e besimit dhe e perspektivës po i shtyn gjithnjë e më shumë njerëzit të largohen, ndërsa theksoi se vetëm përmes besimit mund të gjendet forca për të përballuar sfidat e kohës.

Pas përfundimit të “Udhës së Kryqit”, ceremoniali fetar vijoi me meshën e shenjtë pranë Kishës së “Shna Ndout”, ku morën pjesë shumë besimtarë, duke e kthyer këtë ditë në një moment reflektimi, lutjeje dhe bashkimi shpirtëror.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...