Karta e ushqimit, Këshilltarja bashkiake: “Tallje me varfërinë, karta pa rritje vlere është zero!”

Date:

Share post:

Një nga përfaqësueset e opozitës në Këshillin Bashkiak të Durrësit, Anisa Ibraj ka reaguar në rrjetet sociale, duke kërkuar vëmendje nga qeveria për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike.
Ibraj reagoi pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama për prezantimin e një karte elektronike për personat që trajtohen me ndihmë ekonomike. Sipas këshilltares, ky mjet nuk sjell ndryshim real nëse nuk shoqërohet me rritje të vlerës monetare që përfitojnë familjet në nevojë.

Shqetësimet mbi vlerën e mbështetjes sociale ajo i ngriti dhe në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak që u mbajt të enjten në Durrës.
Gjatë reagimit të saj, përfaqësuesja e opozitës vuri në dukje se nismat teknike si ajo e kartës nuk adresojnë problemin kryesor, që është pamjaftueshmëria e fondeve aktuale. Ajo thekson se shumat që shpërndahen për këtë kategori janë mjaft të ulëta për të mbuluar nevojat bazike të një muaji.

“Ajo kartë nuk ka vlerë nëse nuk shoqërohet me rritje reale të ndihmës ekonomike”, u shpreh ajo, duke kërkuar një rishikim të skemës së mbështetjes financiare.

Këshilltarja Ibraj u ndal edhe te komentet e kreut të qeverisë lidhur me mënyrën e shpenzimit të ndihmës ekonomike. Ajo hodhi poshtë pretendimet se këto fonde shpërdorohen për produkte jo bazike, si alkooli, duke sqaruar se pjesa dërrmuese e përfituesve janë gra kryefamiljare.

Sipas saj, këto familje menaxhojnë buxhete tejet të kufizuara dhe ndihma ekonomike që shpesh u jepet nga shteti shkon rreth 20 mijë lekë të vjetra në muaj, që e bën të pamundur çdo lloj shpërdorimi.

Në mbyllje të qëndrimit të saj, anëtarja e Këshillit Bashkiak Anisa Ibraj fton qeverinë të konsiderojë vështirësitë reale me të cilat përballen këto kategori, duke kërkuar që fokusi të zhvendoset nga format e shpërndarjes te rritja e mirëfilltë e vlerës së ndihmës ekonomike.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Flakët djegin magazinën me fishekzjarre e lodra plastike në Durrës, dy zjarrfikës përfundojnë në spital nga asfiksia

Para se flakët të viheshin nën kontroll, një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu pasditen e së enjtes...

Zjarr i madh në Belsh, temperaturat e larta favorizojnë flakët; rrezikohen banesat

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme disa zona të bashkisë së Belshit, duke krijuar një...

Pastronte paratë e kokainës, gjykata greke i hap rrugë ekstradimit të Ilir Shtufit në Shqipëri

Biznesmeni Ilir Shtufi do të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi Gjykata e Apelit të Selanikut vendosi në favor të...

Dhunoi 2-vjeçarin, arrestohet edukatorja në Tiranë

Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar, pasi ka dhunuar një të mitur. Në praga...