Gazetarja Arta Marku emërohet në krye të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit

Date:

Share post:

Gazetare dhe kritike letrare me një rrugëtim të gjatë dhe të konsoliduar në kulturë, Arta Marku e nisi karrierën në vitin 1993 me gazetën “Koha Jonë”, për të vijuar më pas në media të tjera të rëndësishme si “Gazeta Shqiptare”, “Shekulli” dhe “Panorama”, gjithmonë me fokus te libri dhe letërsia.
Ajo ka drejtuar si kryeredaktore disa prej revistave më të njohura kulturore në vend, ndërsa prej vitit 2014 ka sjellë për publikun emisionin “Bibliotekë” në RTSH dhe “Palimpsest” në Radio Tirana. Përmes nismave si “AGORA”, ajo ka afruar letërsinë me publikun në hapësira të hapura dhe interaktive.

E angazhuar vazhdimisht në promovimin e leximit, ajo ka zhvilluar takime të shumta me nxënës në gjimnazet e Tiranës, si dhe ka qenë pjesë e jurive në çmime dhe konkurse të rëndësishme letrare.

Autore dhe përkthyese e disa veprave të rëndësishme, Arta Marku sjell në këtë detyrë një përvojë të pasur dhe një vizion të qartë për zhvillimin e librit dhe leximit në Shqipëri.

Ministria e Turizmit, Kulturës e Sporteve, bashkë me njoftimin për këtë emërim falënderoi ish- drejtoreshën Esmeralda Bardhyli, edhe kjo një gazetare e kulturës në media të ndryshme, për punën dhe kontributin e saj të vyer ndër vite në këtë institucion.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj i dosjes AKSHI

Autoritetet franceze kanë arrestuar Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim nga SPAK, për aferat me AKSHI, konfirmon policia...

“Vrasësi i heshtur”! Në Shqipëri 3500 persona marrin mjekim për Hepatit B, vaksina e eliminoi te fëmijët

Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B, i shkaktuar nga një virus që dëmton mëlçinë. Me...

Aksident në Korçë, makina përplas nënën me fëmijën në karrocë teksa kalonte rrugën

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në...

Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në...