E sulmoi një pitbull në Lungomaren e Vlorës, 4-vjeçarja në spital

Date:

Share post:

Pasiguri në hapësirat urbane, një ngjarje e rëndë, që për pak sa nuk përfundoi tragjikisht, u regjistrua në zonën e Lungomares në Vlorë. Një qen i racës pitbull ka sulmuar një fëmijë rreth 4 vjeç.

E mitura pësoi plagë në kokë dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Sipas informacionevevendore, në momentin e sulmit ajo ndodhej nën kujdesin e gjyshërve.

Vendimtare ka qenë ndërhyrja e një qytetari që ndodhej pranë, Sejko Veliu, i cili reagoi menjëherë duke neutralizuar qenin dhe duke shmangur një pasojë edhe më të rëndë.

“Vajza ishte me gjyshin dhe gjyshen. Erdhi qeni dhe e mbërtheu në kokë. E kapa qenin dhe e lidha me zinxhir. Fëmija ishte rreth 4 vjeçe, erdhi ambulanca dhe e dërguan në spital”, rrëfeu ai.

Pas transportimit në Spitali Rajonal i Vlorës, e mitura iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore. Sipas bluzave të bardha, radiografia nuk ka evidentuar dëmtime serioze, por vetëm lëndime sipërfaqësore në lëkurën e kokës.

Aktualisht, 4-vjeçarja po merr trajtim spitalor dhe gjendja e saj paraqitet e stabilizuar. Ndërkohë, nëna e saj është shprehur se familja vijon të jetë e shqetësuar dhe në pasiguri për situatën.

Ngjarja rikthen edhe njëherë vëmendjen te siguria në hapësirat publike dhe kontrolli i kafshëve të rrezikshme, veçanërisht në zonat e frekuentuara nga familjarë dhe fëmijë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj i dosjes AKSHI

Autoritetet franceze kanë arrestuar Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim nga SPAK, për aferat me AKSHI, konfirmon policia...

“Vrasësi i heshtur”! Në Shqipëri 3500 persona marrin mjekim për Hepatit B, vaksina e eliminoi te fëmijët

Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B, i shkaktuar nga një virus që dëmton mëlçinë. Me...

Aksident në Korçë, makina përplas nënën me fëmijën në karrocë teksa kalonte rrugën

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në...

Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në...