Humb jetën 24-vjeçari në Vlorë, aksident fatal në mbikalimin e Novoselës

Date:

Share post:

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Vlorë.

Rreth orës 03:00, në vendin e quajtur Mbikalimi i Novoselës, në aksin rrugor në drejtim të fshatit Akërni, një automjet i drejtuar nga shtetasi Albi Hoxha, 24 vjeç, banues në Fier, është përfshirë në një aksident.

Si pasojë e përplasjes me barrierat, i riu ka humbur jetën në vendngjarje.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit. Paraprakisht dyshohet shpejtësia e madhe në drejtim.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...