Nga krismat e armëve te heshtja e homazheve, 87 vjet rezistencë antifashiste

Date:

Share post:

Durrësi përkujtoi sot 87-vjetorin e rezistencës antifashiste shqiptare, duke rikthyer në vëmendje një nga momentet më të forta të historisë së vendit.
Pranë monumentit të Heroit të Popullit, Mujo Ulqinaku, drejtues të pushtetit vendor, familjarë të veteranëve dhe të rënëve në luftë vendosën kurora me lule dhe nderuan sakrificën e atyre që dhanë jetën për liri më 7 prill 1939. Në ceremoni nuk munguan as turistë të huaj, të cilët ndoqën me kureshtje homazhet dhe historinë që mbart kjo datë për shqiptarët.

Në këtë përvjetor, veteranë dhe përfaqësues të tyre sollën në kujtesë mesazhin e qëndresës.

“Mujo, heroi i parë i luftës, me shokët e tjerë luftuan dhe dhanë mesazhin se populli shqiptar duron varfërinë dhe çdo vuajtje, por jo robërinë”, u shpreh veterani Hulusi Hako.

Ndërkohë, përfaqësues të organizatave të veteranëve kërkuan më shumë vëmendje institucionale për përkujtimin e kësaj date.

“Mos të lejojmë të zbehet kjo datë dhe mos të harrohet heroizmi i tyre. Bashkia duhet ta organizojë më mirë. Sot nuk kishte përfshirje dhe u vendosën vetëm kurora, edhe pse ne kërkuam organizim. Duhet të merren masa që muzeu i luftës dhe dëshmorëve të marrë vlerën që meriton”, u shpreh Hajdar Domi, kryetar i Organizatës së Veteranëve në Bashkinë Durrës.

87 vite më parë, trupat fashiste italiane zbarkuan në Durrës dhe u përballën me rezistencë të armatosur, pavarësisht numrit të kufizuar të mbrojtësve dhe mungesës së armatimit. Luftimet u zhvilluan në rrugët e qytetit, derisa rezistenca u thye nga forcat dhe artileria e rëndë.

Sot, dy popujt gëzojnë fqinjësinë e mirë dhe mikpritjen e njëri-tjetrit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...