Mashtrimi me call centerat, masa sigurie për 9 të dyshuar

Date:

Share post:

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 7 urdhër-arreste dhe 2 masa “ndalim dalje jashtë vendi” në kuadër të operacionit të zhvilluar në kryeqytet, ku u goditën tre qendra Call Center-ash të dyshuara për mashtrim kompjuterik.

Në listën e personave për të cilët është caktuar masa “arrest në burg” janë: Eduart Dalla, Mateo Hoxha, Tedi Agastra, Ledio Toçi, Xhoel Mekolli, Marsel Lami dhe Xhoji Hitaj, ky i fundit i njohur edhe për një rast të mëparshëm për “vrasje me dashje në tentativë”. Ndërkohë, Aida Vokli dhe Ledjon Cenaj janë lënë me masën “ndalim dalje jashtë vendit”.

Sipas burimeve, gjatë operacionit janë shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 80 operatorë të gjetur në ambientet e këtyre qendrave.

Nga kontrollet janë sekuestruar mbi 800 mijë euro cash, si dhe pajisje të shumta teknologjike, përfshirë kompjutera, servera, USB dhe kamera sigurie. Tre Call Center-at e goditur ndodheshin në zona të ndryshme të Tiranës, ndërsa hetimet kanë çuar edhe në identifikimin e disa bazave të tjera të dyshuara, të cilat po verifikohen.

Hetimet, që kanë nisur rreth dy vite më parë në bashkëpunim me autoritetet gjermane dhe austriake, kanë zbuluar një skemë të organizuar mashtrimi ndaj qytetarëve europianë. Sipas të dhënave, dy prej të arrestuarve, Mateo Hoxha dhe Tedi Agastra, dyshohet se konvertonin fitimet në kriptomonedha për të fshehur gjurmët e parave.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

SPAK jep pretencën për Evis Berberin

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë...

Një mësues humb jetën në rrugën e shkollës dhe harresës

Ai nuk ishte ushtar, por ra në krye të detyrës. Nuk kishte armë, por një çantë me ditarin...

Para pa deklaruar dhe pajisje të dyshimta, në pranga 49-vjeçari në dalje të Portit

Një 49-vjeçar nga Durrësi është arrestuar në flagrancë në Pikën e Kontrollit Kufitar të Portit të Durrësit, pasi...

Ndërtime pa leje në Himarë, Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq 7 persona

Prokuroria e Vlorës përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq për shpërdorim detyre 4 ish-zyrtarët e IMT-së Himarë dhe 3 shtetas për...