Dy të vdekur dhe pesë të plagosur në Rrugën e Kombit

Date:

Share post:

Një bilanc tragjik me dy viktima dhe pesë të plagosur është regjistruar në Rrugën e Kombit, në segmentin Rrëshen–Milot, pas një aksidenti të rëndë rrugor.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, njëri prej të cilëve drejtohej nga shtetasi N. P.., 61 vjeç, ndërsa tjetri nga shtetasi D. P., 30 vjeç.
Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën drejtuesi i njërit prej automjeteve, 61-vjeçari Nikoll Prengaj, si dhe shtetasi Franush Palaj, rreth 57 vjeç, i cili ishte babai i drejtuesit të automjetit tjetër.

Fotp ilustruese

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit tjetër, D. P., si dhe katër pasagjerë, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitali i Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...