Dosja ‘AKSHI’/ SPAK sekuestron 52 prona dhe llogari bankare me vlerë 40 milionë euro

Date:

Share post:

Prokuroria e Posaçme njoftoi mbrëmjen e sotme për sekuestrimin e të paktën 52 pronave, llogarive bankare dhe pasurve të tjera me vlerë të përbashkët 40 milionë euro, që i përkasin personave nën hetim në dosjen e “AKSHI-it”.

Me numrin më të lartë të pasurive të sekuestruara nga SPAK rezulton Ergys Agasi, me 27 pasuri të paluajtshme, subjektin “EA Solution”, një automjet luksoz dhe disa llogari bankare.

Në mesin e pasurive të sekuestruara janë edhe 5 pasuri të paluajtshme, një makinë tip Volksëagen dhe disa llogari bankare të ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e cila në fakt rezulton me numrin më të vogël të pasurive të sekuestruara dhe me një vlerë shumë herë më të ulët krahasuar me pasuritë e tjera që i janë sekuestruar personave nën hetim për dosjen me abuzimet me tenderët e AKSHI-t.

Biznesmenit Ermal Beqiraj i janë sekuestruar nga SPAK 5 pasuri të paluajsthme si dhe: mjet lundrues Yacht “Skyfall”; Subjekti “S.S” sh.p.k.; Subjekti “H” sh.p.k.; Njësi shërbimi në rrugën “Çerçiz Topulli” dhe Automjete dhe motomjete sipas regjistrave.

Gëzim Hoxhës i janë sekuestruar nga SPAK në llogari bankare shuma 123,629,664 lekë në subjektin “F” sh.p.k., ndërsa Andis Papës 410,595,663 lekë në subjektin “F” sh.p.k., dhe  94,423,883 lekë në subjektin “F.F”;

Elision Jorgjit, SPAK i ka sekuestruar 100,840,264 lekë në subjektin “A”;

Noftimi i plotë i SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Tiranë, në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025, po kryen hetime paraprake për veprat penale:

“Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e grupittë strukturuar kriminal, “Korrupsioni pasiv I funksionarëvepublikë” I kryer në bashkëpunim më shumë se një here, “Korrupsioni pasiv I funksionarëve publikë”I kryer nëbashkëpunim më shumë se një here, “Grupi i strukturuarkriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizatakriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të parashikuaranga nenet 110, 170/b, 244, 259, 258, 287, 28/4, 333/a dhe334 të Kodit Penal.

Në vijim të hetimeve, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin nr. 289, datë 20.04.2026 bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, ka vendosur sekuestrimin e pasurive si më poshtë:

Në ngarkim të personit nën hetim M. K:

– Pasuria e llojit apartament, me vendndodhje në rruga“Dervish Hima”, Kati 8, Ap. 32, Tiranë;

– Pasuria me vendndodhje në rrugën e “Kavajës”, me sip. 73.5 m2, Tiranë;

– Pasuria me vendndodhje në Qerret Kavajë;

– Pasuria me nr. 125/211 e llojit ullishte me sip. 1500 m2, Sauk, Tiranë;

– Autoveturë Volksëagen, modeli Tiguan;

– Llogari bankare në BKT

– Disa Llogari bankare në OTP Bank

Në ngarkim të personit nën hetim E.A:

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 26690.9m², nga kjo ndërtesë me sipërfaqe 346.2 m², me vendndodhje në QehaShytaj, Petrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje nëQeha, Petrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje nëQeha, Petrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 8956m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 568 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll, me sipërfaqe 8260.2 m2 dhe ndërtim 2 kat me sipërfaqe 490.2 m2;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 911.3 m², nga kjo ndërtesë sipërfaqe 350.8 m²;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 9316.1m², nga kjo ndërtesë 2 kat me sipërfaqe 192.8 m²;

– Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 406.34 m² me ndërtesë, Lundër, Tiranë;

– Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 10300 m²;

– Pasuria me nr.47/215, e llojit truall, me vendndodhje nëzonën kadastrale 8518, me sipërfaqe 400m², Durrës;

– Pasuria e llojit ndërtesë, me vendndodhje në ZK 8518 me sip. totale 165 m2;

– Pasuria e llojit apartament, Durrës;

– Pasuria e llojit garazh, Tiranë;

– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;

– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;

– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit truall;

– Pasuria me nr.6/756, truall;

– Pasuria e llojit, apartament;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit apartament;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit truall dhe ndërtesë, Gjilek, Vlorë;

– Automjet Land Rover Defender 2023;

– Subjekti “E.A.S;

– Llogari bankare në OTP, Credins dhe BKT;

Në ngarkim të personit nën hetim E.B:

– Truall me vendndodhje në Green Coast, Vlorë;

– Truall me vendndodhje “Hoxha Tasim”, Tiranë;

– Ndërtesa dhe truall nr. 5/3;

– Truall dhe ndërtesë nr. 38/36, Rolling Hills Tiranë

– Apartament në Golem, Kavajë;

– Mjet lundrues Yacht “Skyfall”;

– Subjekti “S.S” sh.p.k.;

– Subjekti “H” sh.p.k.;

– Njësi shërbimi në rrugën “Çerçiz Topulli”;

– Automjete dhe motomjete sipas regjistrave;

– Të gjitha llogaritë bankare në emër të tij dhe subjekteve;

Në ngarkim të personit nën hetim G.H:

– Sekuestrim i shumës 123,629,664 ALL në subjektin “F” sh.p.k.;

Në ngarkim të personit nën hetim A.P:

– Sekuestrim i shumës 410,595,663 ALL në subjektin “F” sh.p.k.;

– Sekuestrim i shumës 94,423,883 ALL në subjektin “F.F”;

Në ngarkim të personit nën hetim E.J:

– Sekuestrim i shumës 100,840,264 ALL në subjektin “A”;

Në përfundim të operacionit për sekuestrimin e pasurive tëmësipërme është konkluduar se vlera e përfafërt e tyreështë mbi 40 (dyzet) milion euro.

Prokuroria e Posaçme falenderon Byronë Kombëtare tëHetimit, Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Administrimittë Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara përbashkëpunimin në sekuestrimet e kryera.

Prokuroria e Posaçme vijon hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe konfiskimin përfundimtar të pasurive.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultatet e votimit në PD/ Durrësi e Shijaku, mbështetje masive për Berishën

Ka përfunduar procesi i votimit në referendumin e votëbesimit në degët e Partisë Demokratike në Durrës dhe Shijak,...

Referendumi për Berishën në Durrës/ Pjesëmarrja arrin deri në 20% në 5 orët e para, ka edhe vota kundër

Procesi i votimit për referendumin e votëbesimit në Partinë Demokratike po vijon i qetë këtë të shtunë në...

U përplas me armë me policinë greke, plagoset shqiptari

Një përplasje me armë zjarri mes një shqiptari dhe policisë në orët e para të mëngjesit të sotëm...

Sherr në paraburgimin e Vlorës, dhunohet ‘biznesmeni’ 

Një sherr ka ndodhur në paraburgimin e Vlorës, ku sipas raportimeve të paktën 5 persona kanë dhunuar një...