Mbërrijnë dy kroçierat e para të sezonit turistik në Durrës

Date:

Share post:

Në Portin e Durrësit kanë mbërritur sot dy kroçierat e para të këtij sezoni, duke shënuar kështu edhe hapjen e sezonit turistik detar në brigjet e Durrësit.

Dy vizitoret besnike, anijet turistike “MONET” dhe “LA BELLE DE L’ADRIATIQUE”, kanë sjellë në Durrës turistë nga vende të ndryshme të botës, të cilët do të vizitojnë qytetin dhe sitet turistike përreth.

Kroçera “LA BELLE DE L’ADRIATIQUE”, me flamur belg, mbërriti rreth mesditës së sotme me 95 pasagjerë dhe 49 anëtarë ekuipazhi në bord. Me një gjatësi prej 110.65 metrash dhe gjerësi 11.09 metra, ajo vjen nga porti grek i Igumenicës dhe, pas ndalesës njëditore në vendin tonë, do të vijojë itinerarin drejt Dubrovnikut, Kroaci.

Ndërkohë, kroçera “MONET”, e cila lundron nën flamurin e Saint Vincent & Grenadines, mbërriti në orët e para të mëngjesit me 48 turistë dhe 29 anëtarë ekuipazhi në bord. Me gjatësi 68.10 metra dhe gjerësi 10.10 metra, kjo anije mbërriti në portin më të madh të vendit pas ndalesës në Kotor, Mali i Zi, për të vijuar më tej itinerarin drejt Vlorës.

Durrësi konfirmon edhe një herë pozitën e tij si një prej ndalesave të përzgjedhura në hartën e turizmit detar mesdhetar, duke mirëpritur anije turistike që përfshijnë Shqipërinë në itineraret e tyre ndërkombëtare dhe duke forcuar rolin e tij si portë hyrëse për vizitorët e huaj.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Nis viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340 mijë nxënës do...

Roskovec/ Plagosi me çekiç ish-vjehrrin, shpallet në kërkim daja i deputetes Zegjine Çaushi

Një plagosje me çekiç është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Suk të Roskovecit. Sipas burimeve daja i deputetes Zegjine Çaushi ka shkuar...

“Ule muzikën!”/ Përplasja me armë në Athinë, del në skenë si autor Alket Rizai

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa identifikimi i Rizait u bë pas analizimit...

Dasma luksoze në Durrës/ Djali i Nar Kokës i dha fund beqarisë këtë fundjavë

Ron Koka, i njohur si djali i biznesmenit Leonard (Nar) Koka dhe nipi i ish-ministrit Lefter Koka, i...