40 mijë kg kafe të vjedhura në kryeqytet

Date:

Share post:

Të paktën 40 mijë kilogramë kafe janë vjedhur nga 2 magazinierë dhe një shpërndarës në subjektin ku ata punonin prej disa vitesh, në kryeqytet.

Policia njoftoi sot se arrestoi magazinierët Altin Kenga dhe Vasilika Kazo, ndërsa është vënë nën hetim 29-vjeçari që ka shpërndarë kafen. 

Rreth 800 mijë euro është shuma që dyshohet se kanë përfituar 3 punonjësit nga shitja e kafes së vjedhur, përgjatë 3 viteve.

Blutë kanë publikuar edhe pamje të filmuara nga kamerat e sigurisë së subjektit ku punonin 2 magazinierët dhe shpërndarësi, ku këta 3 të fundit dyshohet se po vjedhin një sasi kafeje.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Vodhën 40 000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe e shitën, vihen në pranga 2 magazinierë dhe në hetim shpërndarësi.

Nga kjo veprimtari kriminale e kryer përgjatë 3 viteve, 3 shtetasit dyshohet se kanë përfituar 800 000 euro.

Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera mbi kallëzimin e administratores së një subjekti në fushën e prodhimit/tregtimit të kafesë, se kishte konstatuar vjedhjen e një sasie të madhe produkti, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin e koduar “Inventari”.

Si rezultat i operacionit: 
-u vunë në pranga shtetasit A. K., 35 vjeç dhe V. K., 29 vjeçe, magazinierë në këtë subjekt;
-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. B., 29 vjeç, shpërndarës.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrat, gjatë një periudhe trevjeçare, kanë vjedhur 40 000 kilogramë kafe, nga shitja e së cilës kanë përfituar 800 000 euro.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Meteori më i vjetër marsian i gjetur në Tokë, zbulon se në Mars ka pasur ujë

Një meteorit i zbuluar në vitin 2022 në shkretëtirën e Saharasë, në Mali, është formuar të paktën 4.1...

Skulptori Nelo Llukaci shpallet “Nderi i qytetit të Durrësit”, mirënjohje për një jetë mes artit dhe trashëgimisë

Festa e Ullirit në Durrës këtë vit kishte një protagonist të veçantë. Skulptori dhe restauratori Nelo Llukaci u...

Luan Omari ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare, zi për shkencën dhe drejtësinë shqiptare

Akademiku Luan Omari, një nga figurat themeluese të Akademisë së Shkencave dhe emrat më të rëndësishëm të së...

Arrestohen dy persona nën dyshime për krime lufte në Istog

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se janë arrestuar dy persona nën dyshime për krime lufte. Rasti ka të bëjë...