Apartamenti i kthyer në bazë prostitucioni, arrestohen 3 kolumbiane në Durrës

Date:

Share post:

Një tjetër apartament i marrë me qira në Durrës është kthyer në skenë të një rrjeti prostitucioni që funksiononte prej javësh, deri në ndërhyrjen e policisë.

Operacioni i koduar “Storm 18”, i zhvilluar pas një hetimi njëmujor me metoda speciale, çoi në prangosjen e organizatores së dyshuar, një shtetase kolumbiane 26 vjeçe, e cila jo vetëm menaxhonte aktivitetin, por dyshohet se ushtronte edhe vetë prostitucion. Së bashku me të, në flagrancë u arrestuan edhe dy shtetase të tjera kolumbiane, të përfshira në këtë veprimtari.

Sipas burimeve policore, ambienti në lagjen nr. 1 ishte përshtatur posaçërisht për këtë qëllim, duke funksionuar si bazë e mirëorganizuar për ushtrimin e prostitucionit. Ndërkohë, tre persona të tjerë, klientë, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Gjatë operacionit u sekuestruan prova të rëndësishme, përfshirë pasaportat e të arrestuarave, një shumë parash e dyshuar si e përfituar nga prostitucioni, një leje drejtimi dhe tre telefona celularë.

Materialet i janë referuar tashmë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës, ndërsa hetimet pritet të zbardhin më tej shtrirjen dhe lidhjet e mundshme të këtij aktiviteti.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

I ati i vrau të ëmën, ai e goditi dhe e la të vdekur/ Gjykata e Sarandës e dënon me 3 vite burg

Policia e Sarandës ka bërë sot ekzekutimin e vendimit duke arrestuar shtetasin Klementin Islamaj 43 vjeç banor i...

“Makina përfundoi në trotuar”/ Zbardhet dëshmia e shoferit që në gjendje të dehur përplasi për vdekje fëmijët

Gjykata e Durrësit ka lënë arrest në burg 57-vjeçarin Nikoll Radaçi i cili në gjendje të hequr përplasi...

Kur dhembja kthehet në spektakël

Vali Qyrfyçi Nuk i shpëtova, as këtë mëngjes herët, zakonit të kontrollit të celularit sa hap sytë. Tre mesazhe...

“Më çmend sonte ose…”/ Akuzoi shqiptaren se e kishte kthyer në skllav seksual, indiani gënjeu dhe për vdekjen e babait për të përfituar

Lajmi se shqiptarja Lorna Hajdini, një nga drejtueset e bankës “JPMorgan Chase”, kishte ngacmuar dhe detyruar një punonjës...