Këngëtari Noizy, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku, është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e GJKKO. Ai dhe babai janë thirrur si dëshmitar në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj bandës së drejtuar nga Laert Haxhiu.
Zhvillimet në këtë çështje kanë marrë një kthesë pas dëshmisë së të penduarit Artan Tafani, i cili ka zbuluar detaje mbi disa nga krimet e grupit. Mes tyre përfshihet edhe vendosja e tritolit në lokalin e Noizyt, një ngjarje e ndodhur disa vite më parë.
Në cilësinë e dëshmitarit Noizy dhe babai i këngëtarit, Bashkim Rajku, pritet të japin deklarime lidhur me këtë episod.
Megjithatë, seanca e kësaj të mërkure u shty për shkak të mungesës së avokatëve dhe gjykata ka vendosur që seanca e radhës të zhvillohet më 13 maj, në orën 11:00.
©️zërionline


