Falja e borxheve për bizneset, Durrësi pret nisjen e paqes fiskale

Date:

Share post:

Rreth 5 mijë biznese në Durrës pritet të përfitojnë nga zbatimi i ligjit për paqen fiskale, një nismë që synon lehtësimin e subjekteve nga detyrimet e prapambetura tatimore dhe doganore, si në nivel qendror ashtu edhe vendor. Aktualisht pritet miratimi i akteve nënligjore që do t’i hapin rrugë zbatimit të plotë të ligjit, ndërsa institucionet vendore kanë nisur përgatitjet dhe kanë marrë kërkesat e para nga subjektet e interesuara.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Durrës e konsideron ligjin një mundësi konkrete për bizneset që të mbyllin detyrimet e vjetra dhe të rifillojnë aktivitetin me më pak barrë financiare.

“Efektet e paqes fiskale janë pozitive për çdo biznes. Nenet e ligjit janë shumë favorizuese, pasi nga 2014 deri në 2024 falen të gjitha gjobat dhe kjo është shumë e rëndësishme për biznesin. Ne do të ofrojmë konsulencën tonë që subjektet ta kryejnë me sukses procedurën për të përfituar”, u shpreh kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës, Neritan Golja.

Ndërkohë, Bashkia e Durrësit mësohet se ka ngritur një komision të posaçëm për shqyrtimin e kërkesave, në pritje të udhëzimit përfundimtar për zbatimin e ligjit.

“Pritet një udhëzim për zbatimin e ligjit, por ne kemi marrë masa konkrete për ngritjen e një komisioni për shqyrtimin e kërkesave. Subjektet përfituese duhet të aplikojnë pranë Bashkisë së Durrësit. Nga të dhënat e Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore, rreth 5000 subjekte rezultojnë përfituese në vlera të ndryshme”, deklaroi nënkryetari i Bashkisë Durrës, Gentian Kallmi.

Ligji parashikon fshirjen e plotë të detyrimeve deri në vitin 2014, ndërsa për periudhën 2015–2019 aplikohet falje e pjesshme e borxhit, në varësi të afatit të pagesës.

“Falet 50% e detyrimit nëse paguhet brenda qershorit dhe 25% deri në fund të vitit. Në të gjitha rastet falen gjobat dhe kamatëvonesat”, sqaroi më tej për median nënkryetari Kallmi.

Për detyrimet e krijuara në periudhën 2020-2024, ligji parashikon faljen e gjobave dhe kamatëvonesave, me kusht që subjektet të shlyejnë detyrimin kryesor.

Afati për përfitimin nga paqja fiskale është deri në fund të këtij viti, ndërsa nga skema përjashtohen subjektet që janë nën hetim ose të dënuara për shkelje tatimore.

spot_img

Artikuj të lidhur

“Vrasësi i heshtur”! Në Shqipëri 3500 persona marrin mjekim për Hepatit B, vaksina e eliminoi te fëmijët

Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B, i shkaktuar nga një virus që dëmton mëlçinë. Me...

Aksident në Korçë, makina përplas nënën me fëmijën në karrocë teksa kalonte rrugën

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në...

Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në...

SPAK kontrolle në Bashkinë e Tiranës, hetuesit e BKH-së sekuestrojnë disa dokumente

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar mesditën e sotme kontrolle në ambientet...