Portali e-Albania del jashtë funksionit datat 15-18 Maj, del njoftimi zyrtar

Date:

Share post:

Portali e-Albania ka njoftuar se do të jetë përkohësisht jashtë funksionit për shkak të një procesi përditësimi dhe optimizimi teknik të infrastrukturës teknologjike.
Sipas njoftimit zyrtar të publikuar këtë të martë, ndërprerja e shërbimeve elektronike do të nisë më 15 maj në orën 22:00 dhe do të zgjasë deri më 18 maj në orën 08:00.
Gjatë kësaj periudhe, qytetarët dhe bizneset nuk do të kenë akses në shërbimet online të portalit.

Autoritetet bëjnë me dije se ndërhyrja synon përmirësimin e performancës dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve publike elektronike për përdoruesit e portalit.

Në përfundim të njoftimit, përdoruesit falënderohen për mirëkuptimin gjatë kohës së pezullimit të përkohshëm të platformës.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...