Akuzohet për pastrim parash/ Arrestohet ish-shefi i kabinetit të Zelenskyt

Date:

Share post:

Gjykata më e lartë kundër korrupsionit në Ukrainë ka urdhëruar arrestimin e ish-shefit të kabinetit të presidentit Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak, mbi dyshimet për përfshirje në një skemë të pastrimit të parave. Vendimi është marrë ditën e sotme, ndërsa gjykata ka caktuar edhe një garanci lirimi me kusht në vlerën e 140 milionë hryvnias, rreth 3.19 milionë dollarë, duke i hapur mundësinë Yermakut të lirohet përkohësisht deri në vendimin përfundimtar të çështjes.

Yermak, i cili për pesë vite konsiderohej një nga njerëzit më të afërt të presidentit ukrainas dhe një figurë kyçe në komunikimet me Shtetet e Bashkuara, kishte dhënë dorëheqjen në nëntor të vitit të kaluar mes polemikave të shumta për ndikimin e tij të madh në strukturën e pushtetit në Kiev.

Largimi i tij erdhi në një periudhë tensionesh të brendshme politike dhe hetimesh që lidhen me një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit gjatë mandatit të Zelensky-t, ku zyrtarë të lartë dhe bashkëpunëtorë të ngushtë janë përfshirë në akuza për përvetësim mbi 100 milionë dollarë në sektorin e energjisë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...