Grabitja e argjendarisë, kamerat e sigurisë zbuluan detajet

Date:

Share post:

Policia e Tiranës vijon hetimet për identifikimin e autorëve të grabitjes së një argjendarie në Kamëz, ngjarje e ndodhur mesditën e së shtunës.

Sipas burimeve hetimore, kamerat e sigurisë kanë zbuluar itinerarin e lëvizjes së autorëve pas grabitjes. Ata dyshohet se janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes në drejtim të Zallherrit, duke udhëtuar me motor dhe të maskuar gjatë gjithë kohës.

Gjatë arratisjes, autorët kanë rrëshqitur dhe janë rrëzuar me motor, por më pas kanë arritur të largohen sërish.

Hetuesit bëjnë me dije se grabitësit mbanin në duar bizhuteritë e marra nga argjendaria, si edhe një armë që dukej si kallashnikov, ndërsa ishin të pajisur me skafandra për të fshehur identitetin.

Pas ngjarjes, policia ka shoqëruar disa persona me precedentë penalë në zonë, për të verifikuar nëse kanë lidhje me grabitjen. Megjithatë, deri tani autorët nuk janë identifikuar.

Nga këqyrja e vendngjarjes rezulton se janë marrë sende ari dhe argjendi, ndërsa grupi hetimor po analizon provat dhe pamjet filmike të siguruara.

Në pyetje është marrë edhe punonjësja e argjendarisë, e cila ka deklaruar se në momentin e grabitjes ndodhej në pjesën e pasme të dyqanit dhe nuk është përballur me autorët.

“Më datë 16.05.2026, rreth orës 13:00, në Kamëz, dy shtetas ende të paidentifikuar, dyshohet se njëri prej tyre me një send në dukje armë zjarri, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit O. L, dhe kanë marrë një sasi bizhuterish.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle të zonës.

Grupi hetimor, po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...