Aksi Gramsh-Kukur i bllokuar prej 7 orësh

Date:

Share post:

Aksi rrugor Gramsh–Kukur vijon të jetë i pakalueshëm pas reshjeve të dendura që shkaktuan rrëshqitje dherash dhe dëmtime të mëdha në rrugë.

Në zonën e njohur si “Përroi i Pishave”, një kamion i ngarkuar me mallra ushqimore ka mbetur i bllokuar prej më shumë se shtatë orësh, ndërsa situata konsiderohet e rrezikshme për shkak të pozicionit të mjetit pranë skajit të rrugës së dëmtuar.

Kamioni, që po furnizonte dyqanet e njësisë administrative Kukur, rrezikon të rrëshqasë në humnerë. Përballë mungesës së ndërhyrjes nga institucionet përgjegjëse, banorët e zonës kanë marrë vetë situatën në dorë, duke përdorur mjete rrethanore dhe automjete terreni për të stabilizuar mjetin.

Sipas banorëve, pavarësisht rrezikut dhe izolimit të krijuar në zonë, deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga autoritetet rrugore për hapjen e aksit apo sigurimin e segmentit problematik.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë gjendjen e rënduar të rrugës dhe vështirësitë me të cilat përballen banorët sa herë ka reshje intensive. Aksi Gramsh–Kukur prej kohësh konsiderohet një nga segmentet më problematike në zonë për shkak të dëmtimeve të shpeshta infrastrukturore.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa përpjekjet për nxjerrjen e kamionit vazhdojnë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...