Dogana e Durrësit, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, gjatë një kontrolli të ushtruar në vijën e dytë, konstatoi dhe ndaloi një sasi objektesh të dyshuara si pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare.
Sipas burimeve doganore, mes sendeve të sekuestruara janë edhe monedha antike dhe objekte të tjera me vlera historike, të cilat dyshohet se i përkasin trashëgimisë sonë kulturore.
Objektet janë sekuestruar dhe do t’i nënshtrohen procedurave të mëtejshme të verifikimit nga autoritetet kompetente, me qëllim përcaktimin e origjinës dhe vlerës së tyre historike.
©ZëriOnline


