45-vjeçari i merr armën e shërbimit policit dhe e plagos! Autori i arrestuar më parë për drogë

Date:

Share post:

Një efektiv policie i Kuçovës mbeti i plagosur, pasi një 45-vjeçar që po e transportonin nga Fieri i mori armën e shërbimit dhe qëlloi drejt tij. Polici 20-vjeçar u transportua te Trauma, ndërsa mori një plumb në kofshë. Autori, 45 vjeç, tentoi të arratisej, por u neutralizua nga efektivët e tjerë.

Efektivë të Policisë së Kuçovës po transportonin nga Fieri në drejtim të komisariatit të tyre një person të arrestuar, i dyshuar për prishje të qetësisë publike. Zamir Skënderi, 45 vjeç, kërkohej nga Kuçova, por arrestimi i tij u bë në Fier dhe duhej transportuar. Gjatë lëvizjes me automjetin e policisë në aksin Fier–Kutalli, 45-vjeçari i ka marrë armën e shërbimit në brez efektivit të policisë që e shoqëronte, Arsen Toska, 20 vjeç, në pjesën e pasme të mjetit dhe ka qëlluar 1 herë në drejtim të tij, duke e lënë të plagosur në kofshë, plumbi i së cilës ka dalë në anën tjetër.

“Kuçovë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë po kryenin shoqërimin e shtetasit Z. S., 45 vjeç, banues në Kuçovë, nga Komisariati i Policisë Fier drejt ambienteve të Komisariatit të Policisë Kuçovë, i dyshuar për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Gjatë shoqërimit, shtetasi Z. S,  është konfliktuar me punonjësin e Policisë shtetasin A.T., 20 vjeç, dhe gjatë konfliktit i ka marrë armën e shërbimit punonjësit të Policisë dhe e ka plagosur.

Patrulla e Policisë e ka neutralizuar dhe i ka marrë armën  shtetasit Z. S., ndërsa punonjësi i Policisë është transportuar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën të fshehur në trup një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.

Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të verifikuar zbatimin e procedurave standarde të shoqërimit të personave nga ana e Patrullës së Policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Turqi/Arrestohet drejtuesi i Bursës së Stambollit, për transaksione të dyshimta

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës...

Tmerr në Malësinë e Madhe/ Gjermani sulmon me thikë dy policë pasi tentoi të digjte një makinë me benzinë

Një incident i pazakontë dhe me përmasa të rrezikshme ka alarmuar pasditen e sotme autoritetet e Shkodrës dhe...

Dogana gjermane bllokon pakon drejt Shqipërisë, qeni nuhatës zbulon 32 lëkura pitoni të kontrabanduara

Një dërgesë e nisur nga Indonezia dhe me destinacion Shqipërinë është sekuestruar në aeroportin Leipzig/Halle në Gjermani, pasi...

Aksident në Lezhë, ‘Benzi’ del nga rruga dhe përmbyset pas përplasjes me disa objekte

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Manati, pranë lagjes Gurra në Lezhë. Sipas raportimve një automjet...