Rezultatet e votimit në PD/ Durrësi e Shijaku, mbështetje masive për Berishën

Date:

Share post:

Ka përfunduar procesi i votimit në referendumin e votëbesimit në degët e Partisë Demokratike në Durrës dhe Shijak, ku kandidat i vetëm për kreun e partisë ishte lideri aktual Sali Berisha.

Në degën e Durrësit qytet, nga 2700 anëtarë në lista morën pjesë në votim 939 anëtarë, ose rreth 34.8% e anëtarësisë. Nga këto:

  • 892 vota pro
  • 29 vota kundër
  • 10 abstenim
  • 8 të pavlefshme

Ndërkohë, në degën e Durrësit që përfshin njësitë administrative Sukth, Manëz, Ishëm, Katund i Ri dhe Rrashbull, procesi u zhvillua me pjesëmarrje të konsiderueshme të anëtarësisë dhe mbështetje të fortë për kryetarin aktual. Pjesëmarrja në degën nr.2 të Durrësit ishte rreth 72.45%.

  • 813 anëtarë në lista
  • 589 votues
  • 577 vota pro
  • 5 kundër
  • 4 abstenim
  • 3 të pavlefshme

Edhe në degën e Shijakut është mbyllur më herët numërimi. Nga afro 800 anëtarë në lista votuan 320 anëtarë, ose rreth 40% e totalit. Rezultati ishte:

  • 303 vota pro
  • 16 vota kundër
  • 1 abstenim

Rezultatet e deritanishme tregojnë një mbështetje të gjerë të anëtarësisë së Partisë Demokratike për liderin aktual Sali Berisha në degët kryesore të qarkut të Durrësit.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Referendumi për Berishën në Durrës/ Pjesëmarrja arrin deri në 20% në 5 orët e para, ka edhe vota kundër

Procesi i votimit për referendumin e votëbesimit në Partinë Demokratike po vijon i qetë këtë të shtunë në...

U përplas me armë me policinë greke, plagoset shqiptari

Një përplasje me armë zjarri mes një shqiptari dhe policisë në orët e para të mëngjesit të sotëm...

Sherr në paraburgimin e Vlorës, dhunohet ‘biznesmeni’ 

Një sherr ka ndodhur në paraburgimin e Vlorës, ku sipas raportimeve të paktën 5 persona kanë dhunuar një...

Skafistët e Ksamilit protestojnë në Sarandë, kërkojnë zgjidhje për sezonin

Rreth 30 skafistë nga Ksamili kanë protestuar ditën e sotme përpara Bashkisë së Sarandës, duke kërkuar përcaktimin urgjent...