Rusia godet kompleksin e ambasadorit shqiptar në Kiev

Date:

Share post:

Kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Ernal Filo është bërë shënjestër e sulmeve ruse.

Lajmi është dhënë nga Ministria e Jashtme e cila njofton se jeta e tij është vënë në rrezik serioz.

Ministri Hoxha thotë se ambasadori rus në Shqipëri është thirrur për shpjegime, teksa bën thirrje për ndalimin e këtyre sulmeve nga ana e Rusisë dhe kthimin në negociata.

“Shqipëria dënon me forcë një tjetër sulm brutal në shkallë të gjerë me raketa balistike dhe dronë të nisur mbrëmjen e fundit nga Rusia ndaj objektivave civile në Ukrainë, në një shpërfillje totale të jetës dhe dinjitetit njerëzor.

Këtë herë u godit kompleksi rezidencial ku banon Ambasadori i Shqipërisë në Ukrainë, duke e vënë jetën e tij në rrezik serioz. Kjo është e papranueshme!

Targetimi i zonave civile dhe vënia në rrezik e personelit diplomatik përfaqëson një përshkallëzim të rëndë dhe një tjetër kujtesë të zymtë të kostos njerëzore të agresionit të vazhdueshëm të Rusisë.

Kjo luftë e zgjedhur nga Rusia ka zgjatur shumë gjatë. Për më shumë se katër vjet që nga pushtimi i paligjshëm në shkallë të gjerë, Rusia ka targetuar pa pushim infrastrukturën energjetike, shkollat, spitalet dhe shtëpitë në të gjithë Ukrainën. Megjithatë, ajo nuk ka arritur të thyejë guximin, vendosmërinë, qëndrueshmërinë dhe forcën e popullit ukrainas.

Rusia nuk po fiton; ajo vetëm po vret, po nxit vuajtje dhe shkatërrim.

Ne përsërisim thirrjen tonë ndaj Rusisë që të ndërpresë menjëherë këto sulme, t’i japë fund luftës kundër Ukrainës, të respektojë plotësisht ligjin ndërkombëtar dhe të kthehet në negociata.

Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë fort pranë Ukrainës dhe përsërit mbështetjen e saj të palëkundur për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ata që janë përgjegjës për këto sulme duhet të mbahen përgjegjës.

Ambasadori i Federatës Ruse në Shqipëri është thirrur për shpjegime”, thotë ministri Ferit Hoxha.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarr në Fllakë, humb jetën një 25-vjeçar nga Bangladeshi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Fllakës, në Sektorin Rinia, ku një...

Rezultatet e votimit në PD/ Durrësi e Shijaku, mbështetje masive për Berishën

Ka përfunduar procesi i votimit në referendumin e votëbesimit në degët e Partisë Demokratike në Durrës dhe Shijak,...

Referendumi për Berishën në Durrës/ Pjesëmarrja arrin deri në 20% në 5 orët e para, ka edhe vota kundër

Procesi i votimit për referendumin e votëbesimit në Partinë Demokratike po vijon i qetë këtë të shtunë në...

U përplas me armë me policinë greke, plagoset shqiptari

Një përplasje me armë zjarri mes një shqiptari dhe policisë në orët e para të mëngjesit të sotëm...