Zjarr në Fllakë, humb jetën një 25-vjeçar nga Bangladeshi

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Fllakës, në Sektorin Rinia, ku një zjarr i rënë në ambientet e një magazine ka shkaktuar humbjen e jetës së një personi dhe plagosjen e një tjetri.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, rreth orës 08:00, flakët kanë përfshirë ambientin ku gatuhej për punonjësit e subjektit me administrator shtetasin S. M. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë shpërthimi i një bombule gazi.

Si pasojë, ka humbur jetën nga asfiksia shtetasi O. M., rreth 25 vjeç, me origjinë nga Bangladeshi. Ndërkohë, një tjetër punonjës, shtetasi Ch. Ch., rreth 30 vjeç, nga Kenia, është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e Policisë dhe forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur izolimin dhe fikjen e flakëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...