Fasadat e amortizuara të godinave, rrezik në Durrës

Date:

Share post:

Gjendja e amortizuar e fasadave të disa godinave në Durrës është kthyer në shqetësim për sigurinë e qytetarëve dhe automjeteve. Së fundmi, 18 familje që jetojnë në një objekt të përshtatur për banim në lagjen nr. 7 të Durrësit po përballen me frikë dhe pasiguri, pas shembjes së strukturës prej betoni të çatisë së godinës. Policia bashkiake ka vendosur shirita për të krijuar perimetrin e sigurisë në trotuarin e ngushtë të mbushur me inertet dhe për të shmangur rrezikun për kalimtarët.


Për fat të mirë rënia e copave të betonit nga çatia ka ndodhur në orët e vona të natës, po ngjarja mund të përsëritet dhe të rrezikojë qytetarët, ndërsa shqetësim mbeten edhe dëmtimet brenda apartamenteve. Sipas banorëve, jo vetëm çatia po dhe kati i fundit ka plasaritje të shumta në tavane dhe mure. Godina 3-katëshe, e cila para viteve ’90 shërbente si magazinë e Fabrikës së Cigareve, u përshtat më pas për banim.
Familjet që jetojnë aty kërkojnë ndërhyrje urgjente nga bashkia për të shmangur rrezikun dhe për të garantuar sigurinë e tyre. Edhe banorë të lagjes shprehen të shqetësuar pasi kalojnë shpesh poshtë pallateve.

Pak ditë më parë copa suvaje ranë nga një pallat pranë stacionit të trenit, si dhe bordura e granitit nga godina ku ndodhet gjykata dhe prokuroria e Durrësit.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...