Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, 1 i vdekur e 7 të plagosur

Date:

Share post:

Një person ka humbur jetën dhe shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Klos, në vendin e quajtur “Plani i Bardhë”.

Sipas informacioneve paraprake personat e përfshirë në aksident po ktheheshin nga një ceremoni mortore kur ndodhi përplasja tragjike. Viktima është Hali Gjashi, rreth 50 vjeç, pasagjer në automjetin tip “Hyundai” me ngjyrë të bardhë të përfshirë në aksident.

Ndërkohë mes 7 të plagosurve janë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 5 pasagjerë. Ata janë jashtë rreziku për jetën, 3 prej tyrepo marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës dhe 4 të tjerë në spitalin e Bulqizës. Sipas burimeve të Report TV, të plagosurit kanë marrë plagë të lehta, jo kërcënuese për jetën.

Njoftimi i plotë i policisë

“Në aksin rrugor “Bulqizë-Klos”, në vendin e quajtur “Plani i Bardhë”, janë përfshirë në aksident rrugor dy automjete me drejtues shtetasit Xh. S., dhe S. C.  Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi H. GJ., pasagjer në automjetin që drejtohej nga shtetasit S. C. Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë, të cilat janë në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave  dhe shkakut të aksidentit”

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...