Alarm mjedisor në Elbasan! Tymi toksik pushton zonën e Metalurgjikut e më gjerë

Date:

Share post:

Zona përreth ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan po përballet me një situatë të rëndë mjedisore, e cila sipas banorëve po përkeqësohet nga dita në ditë.

Shtëllunga të dendura tymi kanë mbuluar një pjesë të konsiderueshme të territorit, duke shkaktuar ndotje të lartë të ajrit dhe shqetësime serioze për shëndetin e komunitetit. Pamjet e siguruara nga zona tregojnë qartë përmasat e problemit, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse.

Sipas dëshmive të banorëve të zonës dhe fshatrave përreth, prej disa ditësh ata janë detyruar të përballen me një erë të rëndë dhe mbytëse, e cila dyshohet se vjen nga djegia e gomave dhe mbetjeve të tjera të rrezikshme.

“Është e pamundur të mbash dritaret hapur. Era është e padurueshme dhe tymi mbulon gjithë zonën”, shprehen të shqetësuar banorët, të cilët ngrejnë alarmin për pasojat që kjo ndotje mund të ketë në shëndetin e tyre, veçanërisht te fëmijët dhe të moshuarit.

Banorët kërkojnë verifikimin e menjëhershëm të situatës dhe marrjen e masave konkrete për ndalimin e ndotjes, ndërsa presin reagim nga autoritetet mjedisore dhe institucionet vendore.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj i dosjes AKSHI

Autoritetet franceze kanë arrestuar Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim nga SPAK, për aferat me AKSHI, konfirmon policia...

“Vrasësi i heshtur”! Në Shqipëri 3500 persona marrin mjekim për Hepatit B, vaksina e eliminoi te fëmijët

Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B, i shkaktuar nga një virus që dëmton mëlçinë. Me...

Aksident në Korçë, makina përplas nënën me fëmijën në karrocë teksa kalonte rrugën

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në...

Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në...