Nga tërmeti te harresa institucionale, familjet në Durrës mbeten pa strehë

Date:

Share post:

Prej më shumë se pesë vitesh e gjysmë, gjashtë familje të rrugës “Vala e Detit” në Durrës jetojnë në pasiguri të plotë. Banesat e tyre u shembën për t’i hapur rrugë ndërtimit të pallateve në lagjen “Rilindja” në Spitallë, ku u ndërtuan apartamente për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Megjithëse, sipas marrëveshjes me Bashkinë e Durrësit, këtyre familjeve iu premtuan apartamente të reja, ato vazhdojnë të presin edhe sot e kësaj dite për të hyrë në shtëpitë e tyre. Ndërkohë, përfitimi i vetëm që kanë marrë ka qenë bonusi i qirasë për vetëm gjashtë muaj, ndërsa prej pesë vitesh janë lënë në mëshirë të fatit.

Një nga banorët e prekur është Aleksandër Toca, i cili ende pret të marrë apartamentin që i është premtuar. Deri më tani ai ka jetuar me qira, por prej tetë muajsh nuk ka pasur më mundësi ekonomike për ta përballuar atë. Për shkak të mospagesës, pronari e ka nxjerrë familjen e tij nga banesa ku jetonin.

I gjendur pa strehë, Toca ndërtoi një barakë të improvizuar me dërrasa paletash, ku familja e tij të paktën të kishte një vend për të futur kokën. Baraka ishte pa energji elektrike dhe pa ujë të pijshëm, por për familjen përfaqësonte të vetmen zgjidhje.

Sot, situata është rënduar edhe më tej. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) i Bashkisë së Durrësit ka ndërhyrë dhe ka prishur edhe këtë strehë të improvizuar, duke e lënë familjen pa asnjë mundësi strehimi.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...