Thikën në fyt efektivit, arrestohet në flagrancë 38-vjeçari

Date:

Share post:

Policia e Tiranës ka zbardhur dinamikën e incidentit të ndodhur mëngjesin e së premtes pranë kthesës së Kamzës, ku një 38-vjeçar dyshohet se ka sulmuar një efektiv të Policisë Rrugore gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 08:20, shtetasi Dorian Kaso 38 vjeç, i është afruar në mënyrë të menjëhershme punonjësit të policisë Loren Rama, i cili po menaxhonte trafikun rrugor, dhe i ka vendosur në fyt një mjet prerës (thikë).

Policia bën me dije se pas këtij veprimi, 38-vjeçari ka tentuar t’i marrë efektivit edhe armën e shërbimit. Megjithatë, ai është neutralizuar dhe vënë në pranga menjëherë nga shërbimet policore që ndodheshin në zonë.

Gjatë ndërhyrjes është sekuestruar edhe mjeti prerës i përdorur në incident.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit kanë arrestuar në flagrancë 38-vjeçarin për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, e cila do të vijojë me veprimet e mëtejshme hetimore.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin D. K., 38 vjeç.

Më datë 05.06.2026, rreth orës 08:20, në afërsi të kthesës së Kamzës, 38-vjeçari në mënyrë të menjëhershme i ka vënë në fyt, mjetin prerës (thikë) që kishte me vete, një punonjësi të Policisë që ishte në krye të detyrës, duke menaxhuar trafikun rrugor.

Gjithashtu, 38-vjeçari ka tentuar t’i marrë efektivit, armën e shërbimit, por është neutralizuar dhe vënë menjëherë në pranga nga shërbimet e Policisë.”-thuhet në njoftimin e bluve të kryeqytetit. 

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...