Aksident tragjik në Radhimë, humb jetën një 35-vjeçar, pesë të plagosur

Date:

Share post:

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:00, në aksin Vlorë-Orikum, në zonën e Radhimës, duke shkaktuar humbjen e jetës së një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti tip “Benz”, i drejtuar nga shtetasi V.R., i cili po lëvizte në drejtimin Vlorë-Orikum, është përplasur me automjetin tip “BMW”, që drejtohej nga shtetasi i identifikuar si Flamur Kabello, dhe që po qarkullonte në drejtimin e kundërt, Orikum-Vlorë.

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i mjetit BMW, shtetasi F.Kabello, ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërkohë, pesë pasagjerët e automjetit “Benz”, shtetas egjiptianë kanë pësuar dëmtime të lehta dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në aksident është përfshirë edhe një automjet “Seat”, drejtuesi i të cilit nuk ka pësuar dëmtime.

Pak minuta pas përplasjes, automjetet e përfshira në aksident janë përfshirë nga flakët, duke e bërë edhe më të rëndë situatën në vendngjarje.

Nga këqyrja paraprake dhe veprimet e para hetimore, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar dhe dalja në anën tjetër të karrexhatës nga ana e automjetit “Benz”, si dhe shpejtësia e lartë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së kësaj ngjarjeje të rëndë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...