“Kalibri” në Durrës/ Kapen me armë për shitje, arrestohen tre

Date:

Share post:

Goditen dy raste të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, sekuestrohen 2 armë, 1 granatë, 3 krehra armësh, qindra fishekë luftarakë dhe sasi lënde narkotike Cannabis Sativa.

Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe punës operative, me objektiv identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që përbëjnë rrezik për sigurinë publike duke poseduar ose shitur armë zjarri për qëllime kriminale, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Komisariati i Policisë Shijak, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin e koduar “Kalibri”.

Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit:

  • Lamberto Dinaj dhe Arsildo Marku, të dy banues në Lezhë, të cilët u kapën duke lëvizur me automjet në hyrje të qytetit të Durrësit. Ata dyshohet se po tentonin të shisnin një pistoletë, së bashku me 2 krehra dhe fishekë. Arma dhe municioni u gjetën në çantën e pasagjerit Lamberto Dinaj, të cilit iu gjet edhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
  • Dervish Tusha, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Shtrazë, Shijak, iu gjetën 1 kallashnikov, 1 granatë mbrojtëse me ndezës të montuar, 1 krehër arme dhe qindra fishekë luftarakë, të cilat posedoheshin pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...