Kampionati Botëror është gati të ngrejë siparin e këtij edicioni në Meksikë dhe Mexico City po pret me padurim këtë event madhështor. Qeveria me autoritetet vendore kanë vendosur që për datën 11 qershor të pezullojnë të gjitha punët në administratë dhe ato private, por gjithashtu edhe mësimin.
Lajmi u bë i ditur nga presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum.
“Do të pezullohen të gjitha punët në zyrë në datën 11 qershor. E bëjmë këtë për të përgatitur sa më mirë ceremoninë hapëse të Botërorit, mbi të gjitha për të shmangur trafikun”, tha presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum.
Ky vendim nuk u prit aspak mirë nga aktivistë në Mexico City dhe zyrtarë që dolën menjëherë në protestë për të kundërshtuar aktin e ndërmarrë në prag të ndeshjes së parë të Botërorit. Megjithatë, presidentja tha se ata kanë të drejtën e tyre të protestojnë.
Por kryeqyteti i Meksikës po përjeton dy panorama të ndryshme pasi mijëra qytetarë të tjerë dhe tifozë kanë dalë në rrugë dhe në sheshe për të mirëpritur eventin më madhor të globit. Në stadiumin “Azteka” do të zhvillohet ceremonia hapëse e Botërorit, ndërsa në orën 21:00 do të luhet ndeshja I, Meksikë-Afrikë e Jugut.
©ZëriOnline


