Protesta për TID, Banorët kërkojnë ndalimin e projektit dhe dorëheqjen e kryebashkiakes Sako

Date:

Share post:

Thirrje për dorëheqjen e kryebashkiakes Emiriana Sako dhe sërish kundërshtim i fortë ndaj projektit TID. Banorët e prekur nga plani urbanistik janë mbledhur sërish në protestë para Bashkisë së Durrësit, duke kërkuar anulimin e pjesës së projektit që, sipas tyre, rrezikon banesat dhe pronat e tyre. Protesta u zhvillua para dhe gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, ndërsa protestuesit paralajmëruan se nuk do të ndalen derisa të marrin përgjigje për kërkesat e tyre.

Me pankarta në duar dhe thirrje të forta kundër projektit, protestuesit deklaruan se ndërhyrja urbanistike cenon pronat e tyre dhe rrezikon shembjen e banesave ekzistuese, duke e cilësuar procesin të padrejtë dhe arbitrar.

Kritikat e protestuesve u drejtuan ndaj institucioneve qendrore dhe vendore, duke vënë në shënjestër kryebashkiaken e Durrësit, Emiriana Sako, kryeministrin Edi Rama, ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe ministren Mirela Kumbaro, të cilët i konsiderojnë përgjegjës për vijimin e projektit pavarësisht kundërshtimeve të banorëve. Ata kërkuan gjithashtu dorëheqjen e Sako-s nëse nuk ndërmerren hapa për anulimin e pjesëve të projektit që prekin zonën e tyre.

Banorët ngritën gjithashtu shqetësimin për favorizim të disa banorëve, si familjarë të Spartak Kovacit në dëm të të tjerëve, si dhe për vlerat e ulëta të shpronësimeve që u janë ofruar. Sipas tyre, çmimet nuk përputhen me tregun aktual të pasurive të paluajtshme, ndërsa prej muajsh jetojnë me pasiguri për fatin e pronës dhe të ardhmen e familjeve të tyre.

Banorët deklaruan se do të vijojnë protestat dhe betejën ligjore kundër projektit deri në rishikimin e tij dhe garantimin e të drejtave të tyre.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Banorët e Rrjollit shembin gardhin e Bashkim Ulajt; tensione dhe përplasje

Me qindra banorë të Rrjollit, të mbështetur edhe nga qytetarë të zonave të tjera, nën thirrjet ‘Rama n’burg,...

Nafta dhe benzina me çmime të reja sot nga ora 14:00

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja tavan për tregtimin e karburanteve në vend, të cilat hyjnë...

As bora, as jeta, nuk përballohen vetëm. Kërko ndihmë!

Tek ne, kur një punë është shumë e madhe për një njeri, zakonisht kemi vetëm dy zgjidhje. Ose...

Dyshohet se u dhunua nga policia greke 13 ditë më parë, 29-vjeçari paraqitet në spitalin e Korçës me dëmtime në trup

Mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës është paraqitur një 29 vjeçar me dëmtime në trup. Sipas...