SPAK godet grupin kriminal për trafik droge dhe pastrim parash

Date:

Share post:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë një operacion të gjerë për ekzekutimin e masave të sigurisë ndaj disa personave të dyshuar për aktivitet kriminal.

Sipas informacioneve paraprake, personat nën hetim dyshohet se janë përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave në shuma të konsiderueshme, veprimtari të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Burime paraprake bëjnë me dije se aksioni po zhvillohet në disa zona, ndërsa forcat ligjzbatuese po vijojnë ekzekutimin e vendimeve të gjykatës.

Operacioni mbetet në vijim dhe pritet që SPAK dhe Policia e Shtetit të japin më shumë detaje në orët në vijim lidhur me numrin e personave të arrestuar, masat e sigurisë të zbatuara dhe provat e siguruara gjatë hetimeve.

“SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po zhvillon sot një operacion për ekzekutimin e masave të sigurimit ndaj disa personave, të dyshuar për veprat penale trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash në vlera të mëdha, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Detaje më të hollësishme do të njoftohen pas përfundimit të operacionit”, njofton SPAK.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...