Maskotat e Botërorit ‘fusin në kurth’ trafikantin e drogës, arrestim spektakolar në Peru

Date:

Share post:

Carlos Cabrera duket se nuk ka dyshuar fare se në nisje të Kupës së Botës do të rikthehej në burg.

Një operacion i pazakontë policor, i lidhur me atmosferën e Kupës së Botës, ka çuar në arrestimin e një trafikanti droge në Peru. Oficerë të Policisë Kombëtare Peruane përdorën një strategji origjinale duke u veshur si maskotat zyrtare të Botërorit për të mos ngjallur dyshime te trafikanti.

Ngjarja ndodhi në lagjen Las Flores të Limës, ku dy efektivë të maskuar si Clutch dhe Maple, dy nga maskotat e Kupës së Botës, iu afruan objektivit ndërsa ai po ndiqte ceremoninë e hapjes së turneut në banesën e tij.

I arrestuari është identifikuar si Carlos Cabrera, 48 vjeç, i njohur me nofkën “Pichichi”. Sipas autoriteteve, ai po hetohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe ka precedentë penalë për të njëjtën vepër.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi 2,524 doza kokainë të fortë, 210 gramë pastë kokaine, 209 gramë marihuanë, si dhe një armë zjarri me municionet përkatëse.

Autoritetet bëjnë me dije se Cabrera ka vuajtur më parë dy dënime me burg për trafik droge, duke kaluar rreth nëntë vite në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Operacioni ka tërhequr vëmendjen e medieve vendase dhe ndërkombëtare, jo vetëm për rezultatet e tij, por edhe për mënyrën kreative të përdorur nga policia, e cila shfrytëzoi pasionin e të dyshuarit për futbollin dhe Kupën e Botës për të finalizuar arrestimin.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...