Debatet dhe premtimet e kryebashkiakes Sako në Këshill bashkiak për banorët e prekur nga TID

Date:

Share post:

Ndërsa jashtë dyerve të Bashkisë së Durrësit banorët e prekur nga projekti TID po protestonin, brenda sallës ku zhvillohej mbledhja e Këshillit Bashkiak tensioni u zhvendos përmes debateve mes opozitës dhe maxhorancës vendore. Projekti për transformimin e qendrës historike u kthye në kryefjalën e diskutimeve, ku këshilltarët e opozitës kërkuan llogari për fatin e 74 familjeve që rrezikojnë shembjen e banesave dhe shpronësim me vlerë të ulët.

Në emër të opozitës, këshilltari Ardian Muka kërkoi që bashkia të mos veprojë me kokëfortësi përballë revoltës qytetare. Ai propozoi që një pjesë e fondeve të disponueshme të përdoret menjëherë për të përmbushur kërkesat e banorëve që kërkojnë dëmshpërblim të drejtë.

“Kemi kërkesë nga banorët e TID që janë në protestë. Në qoftë se këto 32 milionë euro bashkia i ka si mundësi, se dhe ne kemi ngritur disa herë shqetësim, pse të mos t’i japim një pjesë për të përmbushur atë çfarë janë kërkesat e tyre dhe neve çojmë përpara projektin të cilin e kemi thënë, jemi për zhvillimin e këtij projekti sepse do jetë një vlerë, vlerë e shtuar për qytetin, natyrisht duke bërë ato ndryshime që ata banorë dhe ato çfarë sugjerime neve kemi shprehur edhe specialistë të fushës.”, sugjeroi kreu j grupit të këshilltarëve të PD Ardian Muka.

Kryetarja e Bashkisë, Emiriana Sako, mbrojti rëndësinë e zbatimit të projektit për qytetin, por pranoi mangësitë financiare të procesit. Sako deklaroi se pas takimit me banorët dhe Kryeministrin, bashkia ka nisur verifikimet në terren me grupe pune për të parë vlerën historike të objekteve. Mbi të gjitha, ajo konfirmoi se vlerat aktuale të shpronësimit të llogaritura nga ligji janë krejtësisht të pamjaftueshme për tregun e Durrësit, duke njoftuar se i është drejtuar shtetit për rritjen e tyre.

“Detyra jonë është që të dëgjojmë dhe zërin e banorëve dhe shqetësimet e tyre… i kemi drejtuar një shkresë Agjencisë Kombëtare të Shpronësimit, ku i kërkojmë që të rishikohen vlerat e shpronësimeve, pasi ne kemi vlerësuar, ne kemi bërë dhe një analizë të tregut, dhe kemi parë që realisht me ato vlera, sigurisht ne të gjithë e dimë, jetojmë që të gjithë në Durrës, ata nuk e kanë të mundur të blejnë një banesë tjetër. Për këtë arsye ne besojmë se kjo kërkesë e jona do të merret në konsideratë…”, tha Sako.

Përplasja e qëndrimeve brenda këshillit tregoi qartë se projekti TID mbetet një nyjë e nxehtë politike dhe sociale në Durrës, ku zhvillimi urban po përplaset direkt me të drejtën e pronës së qytetarëve.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj i dosjes AKSHI

Autoritetet franceze kanë arrestuar Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim nga SPAK, për aferat me AKSHI, konfirmon policia...

“Vrasësi i heshtur”! Në Shqipëri 3500 persona marrin mjekim për Hepatit B, vaksina e eliminoi te fëmijët

Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B, i shkaktuar nga një virus që dëmton mëlçinë. Me...

Aksident në Korçë, makina përplas nënën me fëmijën në karrocë teksa kalonte rrugën

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në...

Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në...