Nafta dhe benzina me çmime të reja sot nga ora 14:00

Date:

Share post:

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja tavan për tregtimin e karburanteve në vend, të cilat hyjnë në fuqi këtë të shtunë, datë 13 qershor, ora 14:00. Sipas vendimit të fundit, çmimet do të reflektojnë ndryshimet në pikat e shitjes me pakicë dhe shumicë si vijon:

  • Çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë jo më shumë se 183 lekë/litri, ndërsa për shitjen me shumicë jo më shumë se 171 lekë/litër.
  • Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës ulet në 170 lekë/litri, ndërsa për shitjen me shumicë në 158 lekë/litër.
  • Nafta (gazoil) për sektorin e peshkimit do të tregtohet me 88 lekë/litër.

Sipas sqarimit të Bordit, aktualisht niveli i akcizës do të zbatohet i plotë (100%), pasi çmimet në tregun vendas mbeten nën kufirin e parashikuar nga Akti Normativ për reduktimin e kësaj takse (i cili aktivizohet vetëm nëse nafta kalon 220 lekë/litrin). Çmimet e reja do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Flakët djegin magazinën me fishekzjarre e lodra plastike në Durrës, dy zjarrfikës përfundojnë në spital nga asfiksia

Para se flakët të viheshin nën kontroll, një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu pasditen e së enjtes...

Zjarr i madh në Belsh, temperaturat e larta favorizojnë flakët; rrezikohen banesat

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme disa zona të bashkisë së Belshit, duke krijuar një...

Pastronte paratë e kokainës, gjykata greke i hap rrugë ekstradimit të Ilir Shtufit në Shqipëri

Biznesmeni Ilir Shtufi do të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi Gjykata e Apelit të Selanikut vendosi në favor të...

Dhunoi 2-vjeçarin, arrestohet edukatorja në Tiranë

Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar, pasi ka dhunuar një të mitur. Në praga...