Thesaret e artit mesjetar shqiptar prezantohen në Francë

Date:

Share post:

Një nga koleksionet më të çmuara të trashëgimisë artistike shqiptare ka mbërritur në Francë. Në Chambéry është hapur ekspozita “Ikonat e Shqipërisë – Thesaret e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës”, e cila sjell para publikut francez një përzgjedhje të veçantë të ikonografisë shqiptare.

Ekspozita prezanton mbi 45 ikona nga fondi i Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës, vepra që pasqyrojnë zhvillimin e artit ikonografik shqiptar ndër shekuj dhe vlerat shpirtërore e kulturore që ato mbartin.

Mes tyre spikasin krijime të emrave më të njohur të ikonografisë shqiptare, si Onufri, vëllezërit Zografi dhe Mësues Kostandini, artistë që kanë lënë gjurmë në historinë e artit mesjetar në Shqipëri.

Sipas ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ekspozita përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme të diplomacisë kulturore shqiptare në arenën ndërkombëtare. Ajo do të qëndrojë e hapur nga 13 qershori deri më 13 nëntor 2026, duke u dhënë vizitorëve mundësinë të njihen nga afër me një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...