Marjana Koçeku u largua nga grupi i PS, reagime të shumta në rrjetet sociale

Date:

Share post:

E pagëzuar si neomalësorja, deputetja 25-vjeçare sfidoi kryeministrin Edi Rama qe e promovoi dhe vendosi të mos jetë më pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialsite.

“Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojne kufijtë”, shkroi dje Koçeku.

Me këtë postim, vetëm pas 9 muajve në parlament, ajo deklaroi se largohet duke u distancuar nga mazhoranca socialiste, ndonëse në zgjedhjet e 11 majti 2025, kryesoi listën e mbyllur në Qarkun e Shkodrës, duke patur të garantuar mandatin, pa u përpjekur të mbledhë vota, në një zonë të vështirë elektorale.

Pa dhënë detaje mbi arsyet e kësaj vendimarrje, Koçeku la të kuptohet se ka krijuar pakënaqësi të thella me qeverisjen, kur thotë se “kufitjë ia caktojnë idealet e vlerat e saj”. Vendimi i saj bëri jo pak bujë, teksa erdhi në një kohë jo të qetë për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën, të cilit prej 2 javësh, mijëra protestues po i kërkojnë dorëheqjen.

Deri tani nuk ka patur reagime zyrtare nga Partia Socialiste po nga persona brenda saj dhe rrjetet sociale. Vendimi i Koçekut, ndërsa në shesh mbahej protesta u prit me entuziazëm dhe nuk vonoi ftesa për t’iu bashkuar protestuesve.
Në rrjetet sociale reagimet kanë qënë të shumta. Ka përgëzime, por edhe kritika, duke i kujtuar asaj se mandatin nuk e ka të fituar por të dhuruar nga PS dhe për pasojë nuk mund të jetë deputete e pavarur, por duhet ta dorëzojë. Të tjerë, i kërkojnë që të japë një shpjegim më të qartë për arsyet.
Koçeku e siguroi mandatin për shkak të renditjes së saj në listën e mbyllur, pa iu dashur të përballet në listë të hapur e të sigurojë vota. PS arriti të marrë 4 mandate në qarkun e Shkodrës, por edhe sikur të fitonte një të vetëm, ai mandat do t’i takonte Marjana Koçekut, e para në listë. A do ta dorëzojë apo jo mandatin Marjana Koçeku është pikëpytja që shoqëron aktin e saj, distancimin nga PS, teksa shumica e personave ne rrjetet sociale e mbeshtesin per vendimin e marre.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Digjet makina e vjedhur brenda tunelit në Vlorë, në kërkim personat që e braktisën

Një automjet tip fuoristradë, i raportuar i vjedhur disa kohë më parë, është gjetur i djegur brenda një...

Nafta “djeg” xhepat e shqiptarëve/ Më e shtrenjta në Europë në raport me të ardhurat

Nafta në Shqipëri është ndër më të shtrenjtat në Europë, por për konsumatorin shqiptar kostoja reale është edhe...

Tiranë/Efektivi i ‘Shqiponjave’ godet me grusht një të shoqëruar, pezullohet nga detyra

Mëngjesin e ditës së parë të shkollës, një grup i vogël protestuesish tentuan të bllokojnë rrugët. Ata u...

Wireless dhe alkool, kontroll blic me urdhër të SPAK-ut në sektorin ku mbahet Ergys Agasi

Një kontroll blic, i urdhëruar nga SPAK është zhvilluar në paraburgimin e Bradasheshit në sektorin ku ndodhet i...