Tragjedi Ksamil/ 22-vjeçari humb jetën, u përplas me skafin e Policisë Kufitare

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Ksamil, ku një i ri 22-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti në det.

Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 18:30, shtetasi Albiano Kreçi, banues në Ksamil, duke lundruar me një mjet tip jet ski, dyshohet se është përplasur me një skaf të Policisë Kufitare, i cili ndodhej i stacionuar, i ndaluar rreth 400 metra larg bregut në kuadër të monitorimit të hapësirës detare.

Përplasja rezultoi fatale për të riun. Menjëherë pas ngjarjes, punonjësit e Policisë Kufitare, së bashku me drejtues të tjerë mjetesh lundruese që ndodheshin në zonë, e nxorën nga deti dhe e transportuan me urgjencë drejt spitalit. Megjithatë, për shkak të plagëve të marra, 22-vjeçari nuk mundi të mbijetojë.

Në vendngjarje është ngritur një grup i posaçëm hetimor, ndërsa në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit tragjik.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...