Kakomeja përballë konfliktit të pronësisë, banorët heqin rrethimet: “Tokat e të parëve do t’i mbrojmë me…”

Date:

Share post:

Banorë të zonës së Kakomesë u mblodhën sot në protestë. Ata reaguan ndaj zaptimit të tokave të tyre për të ashtuquajturat investime strategjike, teksa prishën e hoqën mure rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë. Protestuesit e cilësuan “tokë të të parëve të tyre”.

Dhjetëra banorë dhe emigrantë të ardhur nga Greqia, kryesisht nga Nivica dhe zonat përreth, zhvilluan të dielën një protestë në mbrojtje të pronave që pretendojnë se u përkasin.

Gjatë protestës, banorët ngritën akuza ndaj asaj që e cilësuan si grabitje të pronave dhe deklaruan se nuk do të lejojnë që tokat e trashëguara ndër breza të kalojnë në duart e oligarkëve apo investitorëve të favorizuar politikisht.

“Tokat e të parëve do t’i mbrojmë me gjak”, u shprehën protestuesit gjatë tubimit.

Banorët rikujtuan se beteja ligjore për Kakomenë vijon që prej vitit 2004, duke u kthyer në një nga konfliktet më të gjata të pronësisë në jug të vendit. Sipas tyre, ndër vite kanë marrë premtime nga forca të ndryshme politike, por ende nuk kanë një zgjidhje përfundimtare për çështjen e pronave.

Protestuesit pretendojnë se bëhet fjalë për rreth 29 mijë hektarë tokë, për të cilat proceset administrative dhe ligjore vazhdojnë prej më shumë se dy dekadash. Ata paralajmëruan se do të vijojnë protestat deri në njohjen, sipas tyre, të plotë të të drejtave të pronësisë mbi tokat që i konsiderojnë trashëgimi familjare.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...