Romë dhe egjiptianë protestojnë para Bashkisë Durrës, prej 9 muajsh pa bonus qeraje

Date:

Share post:

Mosmarrja e bonusit të qerasë, që mbulohet 50 % nga bashkia, prej nëntë muajsh ka nxjerrë në protestë përfaqësues të komunitetit rom dhe egjiptian në Durrës. Ata u mblodhën paraditen e sotme para bashkisë dhe qëndruan aty për disa orë, duke kërkuar zgjidhje për vonesat e pagesave që, sipas tyre, po i vendosin familjet në vështirësi ekonomike dhe sociale.

Pas tensioneve të krijuara në sheshin para institucionit vendor, ku protestuesit u shfaqën me gurë në duar, një përfaqësi e banorëve u prit në bashki për të diskutuar rastin.

Sipas Ismail Jakupit, përfaqësues i protestuesve në takim dhe drejtues i shoqatës “Ushten”, vonesat janë shkaktuar nga procesi i verifikimit të dokumentacionit, si dhe nga moskalimi i fondeve përkatëse nga Ministria e Financave.

Në listën e përfituesve të bonusit të strehimit, që mbulon 50% të qirasë, janë rreth 90 familje të komuniteteve rome dhe egjiptiane që akuzojnë bashkinë për diskriminim. Në total, skema përfshin 412 përfitues. Bashkia ka bërë të ditur se pagesat pritet të kryhen nga sot e në ditët në vijim edhe për familjet e tjera përfituese, të cilave do t’u kalojnë njëherësh 5 muaj pagesë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Konfliktohet me punonjësit e firmës që po shtronte rrugën e fshatit, i vë zjarrin kamionçinës

Një reagim i çuditshëm pas konfliktit me punonjës të një kompanie në Panaja të Vlorës. Jo vetëm i...

Arrati nga policia, përplas 5 automjete në Durrës, në kërkim 31-vjeçari që theu arrestin në shtëpi

Një ndjekje policore me momente tensioni është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Durrësit. Gjithçka, sipas policisë,...

Heqja e murit rrethues në Kakome, kompania denoncon dëmtimet në pronën private

Shoqëria “Riviera Kakome” sh.p.k. ka reaguar lidhur me ngjarjet e ndodhura një ditë më parë në zonën e...

Vrasja në Shijak pas konfliktit për një vajzë, Kapen dy kushërinjtë e shpallur në kërkim

Policia e Durrësit ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për dy kushërinjtë e dyshuar si autorë...