Vrasja në Shijak pas konfliktit për një vajzë, Kapen dy kushërinjtë e shpallur në kërkim

Date:

Share post:

Policia e Durrësit ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për dy kushërinjtë e dyshuar si autorë të vrasjes së 45-vjeçarit Denis Çumani, ngjarje e ndodhur në muajin janar të këtij viti në Shijak.
Në pranga kanë rënë Indrit Ferra, 38 vjeç dhe Dorian Ferra, 36 vjeç, të dy banues në Shijak, ndaj të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës kishte caktuar masën e sigurisë për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Sipas hetimeve, dy kushërinjtë ishin shpallur në kërkim pasi dyshohet se më 27 janar 2026, në qytetin e Shijakut, janë konfliktuar për motive të dobëta me Denis Çumanin, 45 vjeç, dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, 45-vjeçari ndërroi jetë disa ditë më vonë në spital.


Nga hetimet ka rezultuar se konflikti që çoi në krim dyshohet të ketë nisur për shkak të një vajze. Sipas burimeve hetimore, viktima i kishte dërguar mesazhe vajzës, e cila në atë kohë ishte në një lidhje me Dorian Ferrën. Po sipas të njëjtave burime, mesazhet janë vënë re nga ky i fundit, qe dyshohet se ka sjellë përshkallëzimin e konfliktit.
Hetimet zbuluan se, pasi kishte shoqëruar vajzën në banesë, Dorian Ferra ka folur me kushëririn e tij, Indritin, dhe së bashku kanë shkuar te shtëpia e Denis Çumanit. Aty, fillimisht e kanë dhunuar fizikisht dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri, duke e lënë të plagosur rëndë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Konfliktohet me punonjësit e firmës që po shtronte rrugën e fshatit, i vë zjarrin kamionçinës

Një reagim i çuditshëm pas konfliktit me punonjës të një kompanie në Panaja të Vlorës. Jo vetëm i...

Arrati nga policia, përplas 5 automjete në Durrës, në kërkim 31-vjeçari që theu arrestin në shtëpi

Një ndjekje policore me momente tensioni është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Durrësit. Gjithçka, sipas policisë,...

Romë dhe egjiptianë protestojnë para Bashkisë Durrës, prej 9 muajsh pa bonus qeraje

Mosmarrja e bonusit të qerasë, që mbulohet 50 % nga bashkia, prej nëntë muajsh ka nxjerrë në protestë...

Heqja e murit rrethues në Kakome, kompania denoncon dëmtimet në pronën private

Shoqëria “Riviera Kakome” sh.p.k. ka reaguar lidhur me ngjarjet e ndodhura një ditë më parë në zonën e...