Tragjedi në Kavajë/ Vëllai godet me thikë vëllain gjatë punës në arë, 74-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt mes dy vëllezërve ka përfunduar në mënyrë tragjike.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 20:30, teksa ndodheshin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, shtetasi Muhamet Rreshka, 76 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë vëllain e tij, Eqerem Rreshka, 74 vjeç.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë gjatë rrugës.
Pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet intensive për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota që çuan në këtë krim të rëndë brenda familjes.

spot_img

Artikuj të lidhur

Vrau 60-vjeçarin, i akuzuari: “Më provokoi me drita të gjata”. Gjykata e lë në qeli

Gjykata e Durrësit ka caktuar këtë të mërkurë masën e sigurisë "Arrest në burg" për 27-vjeçarin Meklajd Meçaj,...

Senati amerikan ‘kufizon’ kompetencat e Trump

Senati i Shteteve të Bashkuara, i kontrolluar nga republikanët, miratoi një masë që i kërkon presidentit Donald Trump...

51N4E fiton garën për Kampusin universitar të Durrësit: Një projekt guximtar për shekujt e ardhshëm

Pas një gare të fortë e me mjaft rivalitet midis pesë studiove prestigjioze të arkitekturës në botë, juria...

Dështon aksioni në Fushë-Krujë, Ylli Zalla i arratiset RENEA-s

Policia e Tiranës në bashkëpunim me RENEA-n kanë zhvilluar gjatë orëve të një operacion në fshatin Zallë të Fushë-Krujës...