Polici i Burgjeve kapet duke futur drogë në qeli, pezullohet nga detyra

Date:

Share post:

Një punonjës i Policisë së Burgjeve në IEVP Durrës është kapur në flagrancë teksa tentonte t’i fuste një të paraburgosuri lëndë të dyshuar narkotike. Rasti u zbulua pas kontrolleve dhe verifikimeve të kryera nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Sipas burimeve zyrtare, punonjësi ishte evidentuar më herët në analizat e riskut si person me prirje për përfshirje në veprimtari të paligjshme. Pas sigurimit të informacionit operativ, autoritetet organizuan kontrollin që çoi në kapjen e tij në momentin e tentativës për të futur lëndën e dyshuar narkotike. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet edhe një sasi tjetër e dyshuar me lëndë narkotike.

Menjëherë pas zbulimit të rastit, punonjësi u pezullua nga detyra, ndërsa kanë nisur procedurat hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë, një tjetër goditje ndaj sendeve të ndaluara në burgje është shënuar edhe në IEVP Fier. Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet e paraburgimit, u gjetën dhe u sekuestruan dy telefona celularë dhe një fishë karikimi, pa u identifikuar ende personat përgjegjës për futjen e tyre.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëri të ditur se të dyja rastet po ndiqen në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse, ndërsa kontrollet dhe masat për rritjen e sigurisë në institucionet e vuajtjes së dënimit do të vijojnë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Pas restaurimit, llixhave të Bënjës u ndryshon ekosistemi në kulmin e sezonit turistik

Një nga perlat natyrore më të njohura të turizmit shqiptar po përballet me një situatë paradoksale. Vetëm pak...

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, 1 person i plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan–Peqin, pranë fshatit Bishqem. Mësohet se një kamion...

Shqipëria shpall “Person të padëshiruar” Ikballe Huduti Berisha për 15 vite! Qeveria: Kërcënim për vendin dhe sigurinë

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka nxjerre urdhrin për shpalljen "person i padëshiruar në Republikën e...

Tërmetet mbi 7 ballë në Venezuelë, dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur

Qytetarë dhe efektivë të policisë, me pajisje minimale, po gërmojnë me duar në lagjet Los Palos Grandes dhe...