Hita firmos ndryshime të tjera, në komisariate dhe Akademinë e Sigurisë

Date:

Share post:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita vijon ristrukturimin e strukturës 12 mijë antarëshe, duke firmosur një valë të re emërimesh në strukturat drejtuese të policisë dhe në Akademinë e Sigurisë. Ndryshimet pasojnë lëvizjet e ndërmarra edhe më herët në nivele drejtorish qarqesh dhe jo vetëm, në kuadër të riorganizimit të institucioneve policore, në vende vakante prej largimeve për mungesë rezultatesh, te vende ku ka pasur drejtues të komanduar.

Me vendimin e fundit, Alfred Çepe është emëruar Dekan i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë. Po ashtu, Feliks Hoda, i cili vetëm pak ditë më parë u transferua nga shef i Komisariatit nr. 4 në atë të Vlorës, merr tashmë detyrën e shefit të Komisariatit të Sarandës, një prej më të nxehtëve të javëve të fundit. Pak kohë më parë u arrestua shefi Gëzim Bashllari, për ndërtimet pa leje.

Emërimi i Hodës shihet si një praktik e mirë për të vendosur rregull në një qytet tashmë që konsiderohet problematik. Ish-shefi i Komisariatit të Devollit, Agim Troci, i cili bëri bujë verën e shkuar me ndërhyrjen për shpëtimin e jetëve njerëzore nga zjarri, emërohet shef i Komisariatit të Gjirokastrës, ndërsa Pavlin Zhivani vihet në krye të Komisariatit të Pukës dhe Ledian Kerka emërohet shef i Komisariatit të Kukësit. Ndryshimet prekin edhe komisariatet e tjera në vend, ku Vilson Sterkaj emërohet shef në Cërrik, Oltion Gjoni në krye të Komisariatit Devoll, Vendim Imeraj në Delvinë, ndërsa Medin Hasani në Përmet.

Në vijim priten emërime të drejtorëve të policisë në qarqet Tiranë dhe Durrës, të cilat janë të vetmet që vijojnë të jenë akoma me drejtues të komanduar. Të gjitha ndryshimet në nivel drejtorish dhe qarqesh janë bërë përmes garës. Ligji i Policisë së Shtetit është në proces ndryshimi dhe brenda korrikut pritet të miratohet në Kuvend, me pikë më të rëndësishme heqjen e garës për nivelet shef komisariati, drejtor qarku dhe drejtor departamenti. Megjithatë, kryepolici do të vijojë të zgjidhet me garë dhe pasi të përfundojë mandatin, mund të rikthehet në gradë “drejtues i parë” për të vijuar shërbimin në polici.

Emërimet e reja:

Alfred Çepe emërohet Dekan i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë.

Feliks Hoda emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë.

Agim Troci emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Gjirokastër.

Pavlin Zhivani emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Pukë.

Ledian Kerka emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.

Vilson Sterkaj emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik.

Oltion Gjoni emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Devoll.

Vendim Imeraj emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Delvinë.

Medin Hasani emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Përmet.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Skulpturat mbi bar dhe parkimi me 3 kate nëntokë, çfarë ndodh me Mauzoleun e Dëshmorëve në Durrës?

Skulptura në gur dhe allçi të vendosura mbi bar, disa prej tyre të mbuluara me qese plastike për...

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në një kohë kur...

Nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë ryshfet, tre shoferë kapen mat në Durrës

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës, pasi tentuan të korruptonin efektivët e Policisë Rrugore për t’i...

Maqedonia e Veriut/Arrestohet pronari i ‘Sante Plus’ Bilal Kara, në kërkim dhe nga Shqipëria

Bilal Kara, pronari i spitalit privat “Sante Plus”, është arrestuar në Maqedoninë e Veriut në kuadër të një...