Masakra e Velipojës, arratiset Hasan Ferracaku, ruhej 24 orë nga policia e shtetit

Date:

Share post:

Hasan Ferracaku, i hetuar si një nga autorët e masakrës së Velipojës ku katër persona humbën jetën në qershor të vitit 2021, është arratisur nga banesa ku po vuante masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndonëse ruhej 24 orë në 24 nga policia. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar 4 efektivë, të akuzuar për shpërdorim detyre.

“Menjëherë pas marrjes së informacionit se shtetasi Hasan Verracaku, ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, nuk është konstatuar në banesën ku duhej të mbahej nën mbikëqyrje dhe në ruajtje, specialistët e AMP-së kryen veprimet hetimore dhe procedurale përkatëse, në përfundim të të cilave u bë arrestimi në flagrancë, i punonjësve të policisë:
* Inspektor Dorjan Hasandoçaj;
* Inspektor Gentian Xhanari;
* Inspektor Dioniz Hotaj;
* Punonjësit Ridvan Zefi,
me detyrë pranë Trupës Operacionale të Njësisë së Sigurisë Kombëtare Shkodër“,- njoftoi AMP.

Sipas Policisë së Shkodrës, mungesa e tij është konstatuar rreth orës 05:30 të mëngjesit në banesën në lagjen “Guerrile”, ku efektivët ishin caktuar për mbikëqyrjen e tij. Menjëherë pas zbulimit të arratisjes u organizuan kontrolle në banesa dhe ambiente të tjera ku dyshohet se mund të jetë fshehur, ndërsa ai vijon të jetë në kërkim.

Ferracaku ndodhej në “arrest shtëpie” pasi i kishin përfunduar afatet e paraburgimit. Me vendim gjykate ai mbahej nën mbikëqyrje të vazhdueshme policore dhe prej rreth tre vitesh ruhej nga efektivët.

Ai mbeti i plagosur në përplasjen me armë të 26 qershorit 2021 në Velipojë, ku humbën jetën Kujtim Ferracaku, vëllezërit Edmond dhe Xhovani Gocaj, si edhe kamarieri 20-vjeçar Myzerim Zeneli, i cili ishte në ditën e parë të punës. Pas ngjarjes u arrestuan Hasan Ferracaku dhe nipi i tij, ndërsa në kërkim u shpallën edhe tre djemtë e tij.

Sipas hetimeve, konflikti mes familjeve Ferracaku dhe Gocaj nisi për ndarjen e një parcele shezlongësh në plazhin e Velipojës dhe më pas degjeneroi në përdorimin e armëve.

Njoftimi i plotë i Policisë 

“Rreth orës 05:30 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Guerrile”, shërbimet e Policisë të Njësisë së Sigurisë Publike Shkodër, gjatë kryerjes së shërbimit për ruajtjen e shtetasit H. F., ndaj të cilit Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, në mbikëqyrje policore, pasi është në hetim për veprën penale “Vrasja me dashje”, kanë konstatuar se ky shtetas ishte larguar nga banesa.

Menjëherë pas konstatimit, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë Publike Shkodër, kanë organizuar kontrolle në banesa dhe në ambiente të tjera, në të cilat dyshohet se mund të jetë fshehur ky shtetas.

Grupi hetimor dhe AMP vijojnë punën për dokumentimin e plotë të rastit. Ndërkohë, vijojnë kontrollet për gjetjen e shtetasit H. F.”

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj i dosjes AKSHI

Autoritetet franceze kanë arrestuar Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim nga SPAK, për aferat me AKSHI, konfirmon policia...

“Vrasësi i heshtur”! Në Shqipëri 3500 persona marrin mjekim për Hepatit B, vaksina e eliminoi te fëmijët

Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B, i shkaktuar nga një virus që dëmton mëlçinë. Me...

Aksident në Korçë, makina përplas nënën me fëmijën në karrocë teksa kalonte rrugën

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në...

Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në...